Daut Gumeni shpallet Qytetar Nderi i Tepelenës

Ornela

Daut Gumeni është një prej figurave më potente të historisë bashkëkohore, një individ që idealizohet për sfidën dhe luftën që i shpalli diktaturës përmes penës dhe forcës së fjalës. Pak ditë pas inaugurimit të dokumentarit që iu kushtua jetës dhe kalvarit të vuajtjeve që ai kaloi në emër të së vërtetës, Daut Gumeni është shpallur qytetar nderi i Tepelenës.

Ky titull nderi është dhënë nga Këshilli Bashkiak i Tepelenës me motivacion: “Burri me kurajo qytetare, me forcë të pashoqe mbijetimi, buruar nga forca e shpirtit që luftoi për mbrojtjen e lirive tona, që luftoi për të qenë NJERI”.

JETA DHE VEPRA E DAUT GUMENIT

DAUT GUMENI, poet Daut Gumeni është cilësuar si poeti që mbushi qelitë e burgjeve me këngët e lirisë. Ai lindi më 11.03.1943 në Gusmar, Tepelenë në një familje me tradita atdhetare. Në vitet 1957-1961 mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën pedagogjike ”Pandeli Sotiri” në Gjirokastër. Që në shkollë i shfaqi idetë e tij kundër ideologjisë komuniste. Në këto vite filloi të shkruajë poezi e të konfrontohej me skematizmin e letërsisë së realizmit socialist. Në vitet 1961-1967 punoi si mësues i matematikë-fizikës në rrethin e Tepelenës. Ishte 24 vjeç, kur, në vitin 1967, arrestohet për agjitacion e propagandë kundër Partisë e Pushtetit Popullor dhe për 23 vjet e gjysmë, vuajti dënimin e rreptë të të burgosurit politik, deri në vitin 1990. Një nga kryeakuzat ishte se kishte shkruar poezi reaksionare: antikomuniste e antisocialiste. Pas viteve ’90 ai ka punuar në disa poste të ndryshme shtetërore.

 

Share This Article
3 Comments
  • Daut Gumeni,eshte simbol i qendreses,ai burr, si pak te tjere, nuk u thye ai eshte po aq mendjehapur e i qarte per situatat politike qe kalon vendi.

  • Daut Gumeni mbetet simbol i rezistences kunder shtetit monist, intelektual i rralle, jeta dhe vepra e te cilit duhet te njihet me mire e mbi te gjitha te vleresohet nga pushteti i sotem. Krijues ne fushen e letersise, perkthyes i talentuar. Mbi te gjitha, njeri qe dhe pse ka vuajtur aq shume, nuk e njeh mllefin. Shqiperia do. te donte ta kishte President te vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *