Pikërisht në momentin kur sapo ka dalë albumi më i fundit i David Boui (David Bowie) me titull “Next day”, pas një pauze 10-vjeçare, ish-bashkëshortja e këngëtarit jep një intervistë ku nxjerr shumë sekrete të jetës intime me të. 63-vjeçarja Meri Anxhela Barnet tregon në një intervistë për “The sun” pasionin e këngëtarit për marrëdhëniet treshe dhe rrëfen sesi një herë e zuri të shoqin në kolegun e tij, Mik Xheger (Mick Jagger).
Treshe një natë para dasmës
Bashkëshortja e këngëtarit, me të cilin u martua në mars të vitit 1970 tregon aventurat seksuale një natë para martesës. “Atë natë shkuan në shtrat me një miken tonë. Fillimisht kishim dalë për një darkë, por më pas u kthyem në shtëpinë e mikeshës tonë të përbashkët ku bëmë seks të shfrenuar. Ishte një natë e gjatë dhe fjetëm diku rreth orës 3:00 apo 4:00. U zgjuam shumë vonë dhe ceremonia e martesës ishte në orën 10:00. Mezi mbërritëm në kohë”.
Seks me Mik Xheger
Ish-modelja tregon një episod të ndodhur në vitin 1973, kur sapo ishte kthyer në shtëpinë e tyre në Çelsi, ku e gjeti të shoqin në shtrat me liderin e Rolling Stones.
Ishin të dy lakuriq në krevat. Në dhomën tjetër, asistentja ime po shkrihej në gaz. “E beson dot? David me Mik…”. Mirëmëngjes, – u thashë. “Keni kaluar natë të bukur? Jeni gati për të ngrënë mëngjesin?”. Ishin aq të dehur sa nuk arrinin të flisnin. Më erdhi keq për të dy. Por nuk besoj se me Mik Xheger, im shoq kërkonte pasionin. Mendoj se ajo aventurë seksuale u provokua nga alkooli i tepërt”.