David dhe Victoria, rivalë në biznes

anazapta

Victoria Beckham drejton një shtëpi mode që mban emrin e saj ndërkohë që bashkëshorti i saj David kohët e fundit ka krijuar një linjë të brendshmesh për meshkuj në bashkëpunim me firmën e njohur H&M, si dhe një linjë veshjes me firmën tjetër “Belstaff”. Tashmë ish Spice Girl ka ndërmend të merret dhe me veshjet për meshkujt dhe mund t’i kërkojë bashkëshortit të saj që të bëhet imazhi i linjës së radhës. Por aktualisht Beckham është ende nën kontratë me markën Li & Fung për krijimin e një linje sportive, dhe nëse arrihet një marrëveshje ai nuk mund të bashkëpunojë në këtë biznes me bashkëshorten e tij. Firma në fjalë është gati të paguajë 14 milion dollarë për të pasur vetëm për vete imazhin e ish futbollistit të kombëtares britanike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *