David Luiz, Murinjo i mbyll derën Barcelonës

redaktor

David Luiz është mollë e ndaluar për Barcelonën. Për t’u vënë kapak zërave rreth interesimit të kampionëve të Spanjës për mbrojtësin brazilian mendon Zhoze Murinjo. Trajneri portugez siguroi se 26-vjeçari nuk është në shitje dhe se do të refuzojë çdo ofertë për të, pasi në projektin e tij David Luiz ka një rol shumë të rëndësishëm. “Nuk ekziston mundësia që David Luiz të largohet. Ai është një futbollist të cilin dëshirojmë ta mbajmë, pasi na pëlqen shumë, pastaj të mos harrojmë se ka edhe katër vjet kontratë me klubin. Nuk ka çmim që mund të na bindë për ta shitur”, thotë Murinjo. Pavarësisht dëshirës së qendërmbrojtësit, duket qartë që Chelsea as që dëshiron të hyjë në bisedime. Në këto kushte Barcelona duhet t’i hedhë sytë tjetërkund për të gjetur atë që kërkon. “Nuk e di nëse David Luiz është shprehur që dëshiron të largohet, unë mund të vendos që ai të mos largohet”, i vë vulën portugezi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *