“Pushim zemre pa dëshmi makroskopike, me gjasa bradiaritmi”. Kjo është përgjigja e autopsisë së kryer mbi trupin e Davide Astorit, kapitenit të Fiorentinës, i cili vdiq papritmas natën mes 3 dhe 4 marsit, para ndeshjes kundër Udinezes.
“Autopsia ishte negative, në zhargon quhet “vdekje elektrike”“, shpjegon Rocco Damone, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Careggi” në Firence.
“”Pa dëshmi makroskopike” do të thotë se nuk janë gjetur ndryshime të strukturës, asnjë shenjë infeksioni, apo diçka tjetër“, shpjegon ai për Vanity Fair, shkruan Dita.
Me pak fjalë, zemra ka ndaluar pa arsye të dukshme: “Flasim për “bradiaritmi”, si një nga shkaqet e mundshme“, shton doktori.
“Është një aritmi me frekuencë të ulët: ritmi i zemrës reduktohet aq shumë saqë nuk është më në gjendje të rinisë mekanizmat fiziologjikë. Rrallë prek një djalë 31-vjeçar, të kontrolluar dhe në dukje i shëndetshëm por, mund të ndodhë“.
Me “vdekje elektrike”, çfarë nënkuptohet?
“Bllokohet Sistemi elektrofiziologjik i zemrës. Impulsi elektrik mund të ndalojë që në origjinë, në nyjen sinoatriale, ose mund të ngadalësohet gjatë përçimit të tij deri në bllokim“.
Në muajt në vazhdim do të kryhen analiza të mëtejshme gjenetike, por nuk është thënë që ato do të shpjegojnë arsyet e “aritmisë vdekjeprurëse” të Astorit. Mund të mos dalë asgjë dhe shkaku të mbetet i panjohur.
A është e mundur që Davide ka shkuar në shtrat pa pasur asnjë simptomë?
“Sigurisht“, thotë Damon. “Në raste të tilla, kalon nga gjumi në vdekje pa kuptuar asgjë“.
Nëse mund të bëjmë hamendësimin e trishtë se, nëse Davide do të kishte kaluar këtë aritmi zgjuar, mund të kish shpëtuar?
“Nëse zemra bllokohet është gjithsesi një situatë e pashpresë. Mund të bëhet diçka me defribilator, por jo gjithnjë ia arrin”.
o.j/dita

Pyetia eshte perse nuk ka funksjonuar hormoni qe komandon rahjet e zemres.
Cfare tjeter pervec stimulanteve, mund te prish aftesine biologjike te organizmit?
Dicka fshihet pas vdekjes se papritur te nje sportisti te ri
o faro, ndonjehere vdekja eshte thjesht vdekje, nuk eshte e thene qe gjithmone e patjeter dicka duhet te fshihet prapa ndonje gjeje tjeter.
Sigurisht Plak xhuxhumak…..mos arsyeja gjithmone ka nje arsye…!!!
Futbollistet kryesisht vuajne nga zmadhimi i muskujve te zemres,doktori normalisht nuk mund te thote ae sportistet pompohen me steroide te ndryshem,sic dhe u denoncua vaksina e Autizmit sepse CDC humbte rreth 30 miliarde usd ne vit….keshtu eshte dhe furbolli P.Xhuxhumak eshte busines pak fare ose aspak nuk i intereson e verteta…duhen para dhe futbolli prodhon para
Po mor Lalai, edhe njeriu nuk ka qene ne Hene, edhe kullat binjake i rrezoi vete qeveria amerikane, edhe alienet jane fshehur ne zonen 51, edhe cdo futbollist qe vdes kane frike te thone shakun e vertete te vdekjes se humbin parate, dhe keshtu del Lalai me faron qe na shpiegojne qe te verteten nuk do ta mesojme kurre se gjithmone e fshehin se kane frike se humbin parate e keshtu me rradhe e pambarim. O, meqe ra fjala thone edhe qe Saliu i vertete ka vdekur me kohe, ky eshte sozia i tij qe e mbajne per t’i prishur pune popullit shqiptar, qe e ka pasur inat Titon gjithmone dhe mos me bej te filloj me arsyen e mosarsyes qe i behet arsyes pergjithesisht se nuk dihet ku dalim pastaj.
Yes’tttttt Plaku Xh.
Po ja qe bota nuk eshte shabllon,nqs nuk do kishte perplasje idesh apo informacionesh do kishe te drejte TI ose Une.
Pastaj eshte dhe nje gje me Shqipot ne 2018 merren me personalizimin e ceshtjes jo me IDENE e saj.
Se cfare eshte dhe kush eshte CDC(Centers for Disease Control and Prevention, abbreviati in CDC)mund ta gjesh fare kollaj ne net…e cila ka rene ne kontrollin total te Big Farma.
Se c’eshte CDC e di dhe nuk ka nevoje ta shoh ne net. Edhe qe Big Farma ka ne dore shume gjera dhe qe manipulon opinionin, edhe kete e di. Une e kam fjalen, me fal qe po e perseris, qe ka shume raste kur nje “pordhe” eshte thjesht “pordhe” dhe ai qe pjerdh, thjesht pjerdh e nuk ka per qellim te asfiksoje te tjeret. Kaq.