Davutoglu në Serbi për investimet turke

Dita

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu mbërriti sot për një vizitë zyrtare dyditore në Serbi.

Kryeministrin turk, Davutoglu, e priti homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiç.

Delegacioni i kryeministrit të Turqisë përbëhet  edhe nga biznesmenë të shumtë, të cilët do të jenë pjesë e forumit të punës mes afaristëve turq dhe serbë.

Pjesë e delegacionit ishte edhe zëvendëskryeministri, Jalcin Akdogan, ministri i Jashtëm, Mevlut Çavushoglu, ministri për Komunikim, Detari dhe Trafik, Binali Yildirim, ministri i Ekonomisë, Mustafa Elitas dhe ministri i Shëndetësisë, Mehmet Muezinoglu.

Gjatë kësaj vizite pritet nënshkrimi i disa marëveshjeve ndërshtetërore nga fushat e arsimit dhe shëndetësisë.

Davutoglu dhe Vuçiç do të bisedojnë edhe për çështjet rajonale dhe globale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *