Turqia refuzon kërkesën e qeverisë shqiptare për kthimin e eshtrave të Sami Frashrit. Mediat turke thonë se ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, është shprehur se Sami Frashëri është thesar për Turqinë dhe ka refuzuar kërkesën e palës shqiptare për kthimin e eshtrave të tij në vendlindje.
“Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, ka refuzuar një kërkesë nga Shqipëria për t’u kthyer eshtrat e një osmani të shquar shqiptar të njohur për kontributin e tij të rëndësishëm në nacionalizmin turk”, shkruajnë mediat turke online. “Dashtë Perëndia, ai të mbetet atje. Ai është thesari ynë” citohet Davotglu.
Mendoj se ka te drejte. Ne mbetem shkul e ngul kocka, a thua se s’kemi pune te tjera per te bere. Ka plot menyra per t’i nderuar njerezit e ndritur me origjine shqiptare; gjeja e pare qe do fliste per nderim te veprave te tyre do te ishte dashuria per Shqiperine e shqiptaret, shnderrimi ne projekte konkrete e zbatimi i ideve te tyre per begatimin e Shqiperise e jo per fryrjen deri ne shqyerje i xhepeve te bastardeve, te cilet per te mbuluar kusarite e tyre me vel atdhetarizmi shtiren sikur i preu barku per shqiptaret e shquar. Vete perkujdesja e kusareve per keta njerez te shquar qe e kane mpakur jeten e tyre per te miren e Shqiperise e njollos dhe e perndyn vepren e tyre. Puna me e mire qe do benin kusaret per Shqiperine e per njerezit e shquar te saj do ishte heqja dore nga zanati i hajdutit, e nese do gjenin force ta benin kete, atehere do ta meritonin nga nje monument pikerisht per kete permbysje te vetvetes.
As mos e ço nëpër mend, z. Arif, se mund të ndryshojnë këta përfaqësues të skotës më të egër e më armiqësore e politikës aktuale shqiptare… Kërkohet ndryshimi rrënjësor dhe as pak ,,ngrihet një hoxhë e ulet një prift”. Shpresojmë se Fronti Opozitar do të vijë në qeverisje dhe se do të bëjë pikërisht ato që rekomandoni, me të drejtë dhe ju. Respekte!