Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmed Davutoglu, nis sot një vizitë dy-ditore në Tiranë.
Axhenda e ministrit turk do të nisë nesër në orën 09: 40, minuta me një takim bilateral me homogun e tij Ditmir Bushati, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Më pas nga ora 10:30-10:45 minuta, të dy ministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në këto takime, do të diskutohet mbi institucionalizimin e dialogut dhe intensifikimin e bashkëpunimit shumëdimensional shqiptaro-turk, si dhe do te shkëmbehen pikëpamje mbi zhvillimet rajonale, si dhe bashkëpunimi në kuadër të organizmave shumëpalëshe. / Tema

Je i mirseardhur fratello ,e me kembe te mbare .
Duke i uruar mireseardhjen ministrit Davutoglu, Hoshgjolden!, do t’i lutesha te vizitonte edhe portin e Durresit dhe investimin e firmes KURUM ne kete port. Besoj se nje surprize e kendshme per ministrin turk do te jete edhe drejtori i ri i portit Z Marto perfaqesues i minorances ferekofone dhe anetar aktiv i sillogut te Janines.
Zoti Davutollu, jepni dorëheqjen ju dhe e gjithë qeveria juaj me orientim islamik, pasi jeni kthyer në dhunuesit e pjesës laike dhe të kulturuar të popullsisë së qyteteve turke. Ideologjinë tuaj islamike dhe planet për restaurimin e “vëllazërisë” që bashkonte kombet e ndryshme brenda Perandorisë Osmane mbajeni larg nga vendi ynë. Ne shqiptarët e konsiderojmë popullin turk një popull vëlla dhe assesi nuk mund të pajtohemi me tonelatat e lëngut përcëllues që hidhni në sytë dhe trupin e tij. Ju dhe qeveria juaj nuk e keni më legjitimitetin për ta drejtuar atë vend.
Ka perënduar njëherë e mirë koha kur ideologjitë e mbrapshta fetare të mund të drejtojnë shtetet e ndryshme, ndaj, shumë shpejt, edhe islamizmin e AKP-së populli turk do ta shporri nga pushteti.