Davutoglu zbulon arsyet e sulmit në Ankara: Pas aktit qëndron IS-s

Saimir Lleshi
536725816

Turqia fajëson grupin terrorist të të ashtuquajturit Shtet Islamik për sulmin e rëndë të së shtunës në Ankara ku humbën jetën rreth 100 persona e qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu, tha se ka prova të forta që pas sulmit qëndron IS-s.

Duke folur për një televizion turk, ai tha se së shpejti pritet të dalin analizat e ADN-së për njërin prej personave që hodhi veten në erë, çka do të sjellë identifikimin e tij.

Davutoglu tha se sulmi kishte për qëllim të frikësonte njerëzit për të dalë në zgjedhjet e nëntorit.

Dy shpërthime u regjistruan në një marshim për ndaljen e dhunës midis Turqisë dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • PASOJAT E KONFLIKTIT NE SIRI, KONFLIKT QE NE SI SHQIPETARE E MBESHTETEM, DHE FAKTET TREGOJNE SE KEMI BERE GABIM.

    ME MIRE VONE SE KURRE DUHET TA HEQIM KETE MBESHTETJE (KUPTOHET FORMALE, POR PRAPE QUHET MBESHTETJE), DHE TI LEME SIRIANET TE QETE NE SHTEPI TE TYRE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *