Kombëtarja shqiptare do të nisë aventurën e saj në Evropianin e Francës së vitit 2016 në 11 qershor, me përballjen me Zvicrën. Është një ndeshje e cila përjetohet në mënyrë të veçantë nga përfaqësuesja jone, duke parë që në skuadrën helvete ka disa lojtarë me origjinë shqiptare.
Trajneri De Biasi, në një intervistë për “Blick”, bëri të ditur se në të vërtetë ai dhe stafi i tij dëshironin që të evitonin këtë përballje: “Kur mësova për këtë përballje me Zvicrën, mendova: kjo nuk duhej. Kjo sepse nuk e prisnim një gjë të tillë.
E thashë edhe përpara hedhjes së shortit që sfida mes Shqipërisë dhe Zvicrës do të ishte e çuditshme për shkak të pranisë së shumë lojtarëve shqiptarë. Idealja për ne do të ishte që ta evitonim atë. Shpresoj që të dyja skuadrat të kualifikohen për më tej”.
I pyetur për reagimet e tifozëve nga Shqipëria, De Biasi theksoi se për të gjithë kjo sfidë është e veçantë, edhe pse ka nga ata që i quajnë tradhtarë ata që luajnë me fanelën zvicerane.
“Për shumë shqiptarë, kjo përballje është e veçantë.
Disa prej lojtarëve shqiptarë të Zvicrës konsiderohen si tradhtarë, pasi ata zgjodhën të luajnë me një tjetër përfaqësuese, pavarësisht origjinës së tyre.
Gjithnjë e kam theksuar se të gjithë duhet të jenë të lirë të zgjedhin vendin që i ka ndihmuar në karrierë. Vlen të kujtohet se prindërit e këtyre lojtarëve punojnë në Zvicër, kurse ata vetë janë integruar shumë mirë në këtë vend. Ata ndihen zviceranë besoj, por në zemër do të mbeten shqiptarë”, tha De Biasi.

Une mendoje se takimi i pare me Zvicren eshte me i favorshmi per ne .ne se arrijme ta mposhtim ose te barazojme do te jete nje hap i madh per kualifikim ne grup .Franca me siguri do te tiumfoje mbi rumunet .Kjo na jep mundesine qe ne ndeshjen e dyte te bejm ate qe na kalon te qete per takimin e fundit .
Cfare ka ekipi yne qe mbeshtes keto obsjone .Ne gjithmone kemi tiumfuar ne takimet e para. Kemi nje mbrojtje me te mire se te gjithe ekipet ne grup .Na duhet ,kjo nuk eshte kshille per De Biasin ,nje mesfushor teper i sakte qe te krijoje hapsira per tu goditur porta .Qe kerkon nje sulmues te sakte ne goditjen e portes kundershtarte .Nese arrijme te bejeme keto jemi te kualifikuar .
Mendoj te kunderten, ndeshja e pare me Zvicren eshte nje shans i keq. Zvicra eshte nje ekip me i mire se ne dhe ne kemi humbur gjithmone me ata. Shancet per te fituar jane shume te pakta. Ne rast se ndeshjen e pare do ta kishim me Rumanine do kishim me shume shance per rezultat pozitiv, dhe ne rast se ndeshjen e fundit do ta kishim me Zvicren dhe fati i kualifikimit do te varej nga kjo ndeshje, mundesite per fitore do te ishin me te shumta, mbasi lojtaret shqiptare te Zvicres nuk do ishin te motivuar per fitore, si ne ndeshjen e pare.
Megjithate pa e nenvleresuar skuadren tone, une mendoj se objektivi jone duhet te jete perfaqesimi dinjitoz dhe jo kualifikimi, kjo do beje dhe justifikimin e kualifikimit tone ne kete finale.
Te shpresojme ne rezultate te mira.