De Biasi: Francën e njohim mirë

Elton Tafaruci

Shqipëria është gati për Francë dhe mbrëmë në stadiumin “Velodrome” kuqezinjtë zhvilluan seancën e fundit që shërben për të njohur edhe fushën ku do të luhet sot.

Trajneri Gianni De Biasi, në konferencën para sfidës së rëndësishme të Euro 2016 tha se Franca e njeh ekipin e tij, por gjithashtu edhe lojtarët e tij janë të vetëdijshëm për veçoritë e kundërshtarit.

Gianni De Biasi, Trajner i Kombëtares: “I njohim cilësitë e kundërshtarëve tanë siç ata na njohin, pasi kemi luajtur më parë dhe mendoj se nuk do të na nënvlerësojnë. Ata e dinë që ne përpiqemi të shfytëzojmë ndonjë pakujdesi të rivalëve.”

De Biasi nuk deshi të zbulojë asgjë nga formacioni, pavarësisht se pritet që në mesfushë të jenë Memushaj dhe Lila.

Gianni De Biasi, Trajner i Kombëtares: “Në fushë do të zbresin ata që janë më mirë në aspektin fizik dhe psikologjik. Luajmë brenda pak ditëve ndeshje vendimtare dhe duhet të aktivizojmë ata të cilët janë më në formë.”

Kapiten,në mungesë të Lorik Canës është Ansi Agolli, i cili ka besim se do të paraqiten mirë edhe pa liderin e skuadrës.

Ansi Agolli, Futbollist i Kombëtares: “Kemi ardhur 23 lojtarë në Francë dhe besoj se trajneri do të bëjë zgjedhjen e duhur për të zëvendësuar Lorikun.”

Në vend të kapitenit Cana, i cili është i pezulluar, mendohet të luajë Ajeti. Takimi Francë – Shqipëri do të nisë në orën 21:00 në stadiumin e Marsejës, ku priten më shumë se 16 mijë mbështetës shqiptarë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *