De Biasi letër të hapur: Ëndrra ime, Shqipëria në Euro 2016

redaktor

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, është vlerësuar më çmimin “Sportisti i vitit 2014” dhe për këtë arsye ai ka falënderuar të gjithë nëpërmjet një letre të hapur. Gjithashtu, ai është shprehur se një ndër objektivat kryesore të tij për këtë vit është që Shqipëria të arrijë në Europianin 2016.

 

Letra e plotë e De Biasit

Në radhë të parë e nis duke falënderuar të gjithë ata që më kanë votuar. Faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për vlerësimin, ju uroj një 2015 plot lumturi dhe shëndet. Dëshira ime për 2015 është të kem sërish të njëjtat arritje dhe emocione si në 2014. Me skuadrën time, Kombëtaren shqiptare, kam jetuar momente shumë të rëndësishme dhe të bukura, midis tyre fitorja në Portugali, barazimi me Francën pasi qenë në avantazh pak para përfundimit të lojës.

Dhe më pas kujtojmë mbrëmjen në Genova, kundër Italisë me 20 mijë shqiptarë të cilët këndonin himnin shqiptar në fillim dhe më pas atë italian. Kam kaluar edhe çaste frike në Beograd, në ndeshjen kundër Serbisë, ku tifozët kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur disa nga futbollistët e mi, dhe gjëja më e pabesueshme na dënuan me humbje për shkak të braktisjes së lojës. Një shfaqje tjetër e drejtësisë e cila në vend të dënojë të dhunshmit, dënon viktimat.

Jam krenar për këtë vlerësim, pasi e konsideroj veten “ambasador” të territorit tonë në botë. Faleminderit skenës të cilën e frekuentoj shpesh, flas për tokën time: Italinë, Veneton, Trevison është marka jonë. Kjo më pëlqen edhe më shumë sot që po jetojmë çaste të vështira. Të flasësh për tokën tonë për perfeksionin e produkteve tona, të specialiteteve të lidhura me territorin e bujqësisë, mendoj se mund të ndihmoj të zhvillohen marrëdhënie të reja.

Sa sipërmarrës nga Treviso kam takuar rrugës nga Venezia në Tiranë në kërkim të mundësive. Unë e kam nisur udhëtimin tim 18 pasi kam fituar kampionatin e Serisë D në Treviso me Gianni Giacomini, Nico Zambianchi, Carlo De Bernardi, Carlo Osellame, Silvano Colusso, Walter Frandoli, më pas shkova në skuadrën e Interit, dhe sot pas 40 vjetësh mundohem të kurorëzojë një ëndërr: të dërgoj Shqipërinë në Euro 2016, dhe bashkë me mua, përse jo edhe pak nga Treviso. Gëzuar 2015 për të gjithë ju!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *