De Biasi: Me Rumaninë, ndeshja më e rëndësishme, duhet ta fitojmë

Dita

Në prag të ndeshjes me Rumaninë, trajneri italian Gianni De Biasi është shprehur se ndeshja me Rumaninë është më e rëndësishmja për kuqezinjtë.

Në një prononcim për Supersport, De Biasi u shpreh: “Më shumë e kemi pësuar nga gabimet tona, por kemi mësuar nga ato”.

Trajneri gjithashtu shtoi se ekipi po stërvitet shumë për të arritur objektivin që në rastin e Shqipërisë alternative e vetme për të vazhduar në këtë Europian është fitorja.

“Ndeshja me Rumaninë është më e rëndësishma, do mundohemi ta fitojmë. Duhet të shënojmë dhe të mos pësojmë,” tha De Biasi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *