De Biasi: Ndeshja kundër Armenisë është mjaft e rëndësishme

redaktor

Trajneri i përfaqësueses sonë Xhani de Biazi ishte prezent në sfidën mes Vllaznisë dhe Skënderbeut për të ndjekur nga afër elementë që mund ti shërbejnë përfaqësueses tonë.

Ai foli rreth përballjes mjaft të rëndësishme që kombëtarja shqiptare do të zhvilloj në muajin Mars kundër Armenisë, duke u treguar edhe optimist përsa i përket vendimit të Arbitrazhit Sportiv në lidhje me ngjarjet e 14 Tetorit në Beograd.

Kemi një takim mjaft të rëndësishëm me Armeninë dhe ajo që më shqetëson më shumë është se të gjithë mendojmë se do të jetë një ndeshje e thjeshtë, por në fakt nuk është aspak. Duhet ët kuptojmë që jemi ende një skuadër e vogël që ka nevojë të përmirësohet. Shpresoj që Arbitrazhi Sporti të ndryshoi plotësisht vendimet e mëparshme”.

Trajneri i kombëtares sonë dha një koment edhe për sfidën mes Vllaznisë dhe Skënderbeut duke e cilësuar si një takim të barabartë, ku kondicioni i terrenit i penalizoi të dyja skuadrat

Ishte një ndeshje e ekuilibruar mes dy ekipeve të mirë –vendosura që zhvilluan një takim të një niveli të kënaqshëm. Terreni i rënduar i penalizoi disi skuadrat. Sigurisht që unë ndjek të gjithë ata lojtarë që mund ti shërbejnë kombëtares”.
Përfaqësuesja shqiptare aktualisht mban vendin e 3-të në grupin I, ku synimi kryesor është kualifikimi në Evropianin e Francës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *