De Biasi: Në Armeni, për t’u kualifikuar

redaktor

Në konferencën për mediat, pak pasi zbriti në Jerevan, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi u shpreh optimist për arritjen e objektivit; kualifikimin direkt për në Euro 2016.

“Shpresojmë që kualifikimin ta arrijmë në Armeni dhe me shumë mundësi do ta bëjmë këtë. Do të ishte gjë e bukur të festonim në Armeni”, tha trajneri kuqezi.

Tekniku italian i kombëtares shqiptare shprehu keqardhjen që një gjë e tillë nuk u realizua në “Elbasan Arena” në ndeshjen kundër Serbisë.

“Për fat të keq në ndeshjen e fundit humbëm mundësinë që të vinim në Armeni të kualifikuar”, tha ai.

Shqipërisë i duhet vetëm fitorja me çfarëdolloj rezultati që të kualifikohet direkt për në europianin e Francës, në të kundër vendi i tretë na çon në fazën “play off” që luhet në nëntor, e ku deri më tani janë disa skuadra me emër dhe tejet të forta.

 

 

 

 

#KombetarjaShqiptareeFutbollit

Posted by Federata Shqiptare E Futbollit on Saturday, October 10, 2015

Share This Article
3 Comments
  • Me vjen keq per ekipin kombtar qe humbi, taktikisht De Biazi i kishte vendosur shume mire lojtaret, por ato don in me cdo kusht fitoren dhe kjo solli si pasoje edhe humbjen. Serbet u treguan ne fund te ndeshjes me te forta fizikisht dhe psiqikisht, por mendoj dhe shpresoj ne kualifikimin.

  • o De Bias
    1 me Danezet e Humbet
    2 me Serbet Humbet dyfish,dhe prestigj dhe kualifikim,ose Prano faktin e Manipulimit te ndeshjes.
    3 po ju ndihmoi fati ne Armeni,te cilin ju e kerkoni kot si justifikim,ju do shkoni ne France,po Shancet per nje gje te tille jane 0.

    4…..Ti vazhdo per sa mundesh,po DUKA i madh duhet te ike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *