De Biasi për mediat italiane: Dua Italinë në Euro 2016

redaktor

Trajneri Gianni De Biasi ka dhënë një intervistë për gazetën lokale të Trevizos ku ka folur për kualifikimin historik të Shqipërisë dhe Europianin e Francës.

Ai është rikthyer të shijojë disa ditë pushim në shtëpinë e tij në Trevizo me bashkëshorten Paola dhe vajzën Chiara Sofia.

Kanë kaluar 3 vjet e gjysëm që nga 29 shkurti i 2012 kur ai bëri debutimin me Shqipërinë në një ndeshje miqësore.

Nisja nuk ishte aspak e mirë pasi humbën me Gjeorgjinë.

Para se të niste aventurën e tij shqiptare De Biasi u dorëzoi një letër lojtarëve të tij, që më vonë u shndërrua në një profeci të realizuar.

“Nëse besoni në këtë projekt, nëse ndryshoni mendësinë tuajr, mund të jeni lojtarët e parë që do të mbaheni mend që futët në hsitori Shqipërinë”, shkruhej në letrën e  De Biasit.

Dhe ashtu ndodhi, ata u futën në histori si grupi i lojtarëve që kualifikuan për herë të parë Shqipërinë në një kampionat Europian.

Kjo e shndërroi De Biasin në njeriun më të dashur nga populli shqiptar, por edhe nga ai italian.

Mediat italiane i bënë jehonë të madhe suksesit të De Biasit të tyre, që tashmë është edhe De Biasi i shqiptarëve.

Po tani çfarë pritet të ndodhë?

“Jemi debutues dhe nuk mund ta marrim lehtë Europianin. Duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje”, thotë trajneri trevizan-raporton Tema.

“Aventura shqiptare është përalla më e bukur. As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta kisha menduar një gjë të tillë. Është arritja më e madhe dhe më e bukur në karrierën time”, tregon De Biasi me një buzëqeshje kënaqësie.

Pyetjes se kë do dëshironte në grup ai thotë “Italinë”.

“Do të isha i kënaqur të isha në një grup me Italinë. Do të ishte një ndeshje mes dy kombeve shumë të afërt me njëri-tjetrin. Si shqiptarët dhe italianët janë dashamirës ndaj njëri-tjetrit. Do të ishte një emocion i veçantë”, thotë trajneri i Shqipërisë.

2

3

Share This Article
3 Comments
  • Zoti Xhani; mos e braktisni Shqiperine per ca pare me shume sepse ne Shqiperi do kesh me shume dashuri dhe rrespekt. Ne vendin tend sdo ta kesh kete rrespekt ,sepse italjanet ne pergjithsi jane njerz te ftohte!

  • RESPEKTE PER PUNEN E KETIJ NJERIU.

    DUKA MASHTRUESI DHE RAMA DUHET TA ZGJIDHIN THESIN DHE TA MBAJNE NE KOMBETARE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *