De Biasi shpall listën: Mendojmë vetëm për Danimarkën

redaktor

Trajneri Xhani De Biazi publikoi listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjet me Danimarkën dhe Portugalinë, që do të luhen më 4 dhe 7 shtator. Spikat afrimi i Berat Xhimshitit në mbrojtje dhe konfirmimi i Alijit e Rrahmanit.

Për herë të parë në afro katër vjet në krye të Kombëtares, italiani nuk ishte prezent në sallën e konferencave në Federatë. Por, për një trajner që përveç udhëtimeve për të vëzhguar lojtarët, një pjesë të mbikëqyrjes së ekipit e realizon edhe nëpërmjet internetit, lidhja me “Skype” nuk është e pazakontë. Drejtuesi i stolit vlerëson vështirësinë dhe rëndësinë e përballjes së parë në Kopenhagen, ndërsa për momentin nuk pranon të flasë për Portugalinë.

“Ne do të japim më të mirën, edhe pse kemi pak ditë për t’u përgatitur. Me Danimarkën është një sfidë kyçe për ecurinë tonë. Nuk mund të flas edhe rreth ndeshjes me Portugalinë, dua të përqendrohem vetëm te ndeshja e radhës.

Forcat dhe vëmendja jonë janë vetëm të përballja e 4 shtatorit në Kopenhagen. Kjo ndeshje nuk është vendimtare, por shumë e rëndësishme, Do të provojmë të bëjmë lojën tonë, të tentojmë të fitojmë përballë një skuadre me lojtarë të shkëlqyer.

Kemi aq pikë sa Danimarka, por një ndeshje më pak. Në ndeshjen e fundit luajmë me Armeninë, ndërsa danezët kanë miqësore me Francën.

Nëse do të kemi grumbulluar pikët e duhura deri në sfidën finale, do të tentojmë të marrim rezultat për t’u kualifikuar direkt”, tha tekniku i kuqezinjve.

Kualifikueset vijnë në një moment delikat për Shqipërinë. Dëmtimi i Mavrajt në mbrojtje, apo fakti që kapiteni Cana dhe Ajeti nuk kanë gjetur skuadra të reja, krijojnë mjaft probleme, por trajneri i ka idetë e qarta: “Kjo është periudhë specifike, pasi disa lojtarë nuk janë pjesë e projekteve të skuadrave të tyre. Kjo na ndikon, pasi futbollistët nuk janë në formën më të mirë.

Zgjedhjet e mia taktike do të varen nga ajo që do të shoh në stërvitje. Por, mund të konfirmoj se Kukeli nuk do të luajë si qendërmbrojtës, por në pozicionin e zakonshëm përpara katër lojtarëve të repartit difensiv.

Me Danimarkën luajmë në një datë aspak normale, edhe sepse është fillimi i sezonit dhe lojtarët nuk janë në gjendjen maksimale fizike”.

De Biazi saktësoi se Shqipëria do të luajë në Danimarkë me një sulmues të mirëfilltë të mbështetur nga dy lojtarë krahu. Trajneri kuqezi kërkoi nga ekipi, që ndryshe nga sfida e barazuar 1-1 në “Elbasan Arena” në tetor të vitit të kaluar, të shfrytëzojë maksimalisht të gjithë episodet në favor.

 

Lista e futbollistëve të Kombëtares

Lojtari                                    Datëlindja      Ekipi që aktivizohet

Etrit Berisha                            10.03.1989      Lacio

Alban Hoxha                           23.11.1987      Partizani

Orges Shehi                             25.09.1977      Skënderbeu

Ansi Agolli                              11.10.1982      Karabak

Arlind Ajeti                             25.09.1993      Bazel

Naser Aliji                               27.12.1993      Vaduz

Lorik Cana                              27.07.1983      Lacio

Berat Xhimshiti                       19.02.1993      Zyrih

Elseid Hysaj                            20.02.1994      Napoli

Andi Lila                                 12.02.1986      PAS Janina

Amir Rrahmani                       24.02.1994      RNK Split

Amir Abrashi                          17.03.1990      Freiburg

Migjen Basha                         05.01.1987      Luzern

Ergys Kaçe                              08.07.1993      PAOK

Burim Kukeli                          16.01.1984      Zyrih

Ledian Memushaj                   07.12.1986      Peskara

Herolind Shala                        01.02.1992      Slovan Liberec

Taulant Xhaka                         28.03.1991      Bazel

Bekim Balaj                            11.01.1991      HNK Rijeka

Sokol Cikalleshi                      27.07.1990      Basaksehir

Shkëlzen Gashi                       15.07.1988      Bazel

Ermir Lenjani                          05.08.1989      Nantë

Odise Roshi                            22.05.1991      HNK Rijeka

Armando Sadiku                     27.05.1991      Zyrih

Hamdi Salihi                           19.01.1984      Skënderbeu

Ervin Bulku                             03.03.1981      Tirana

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *