De Biasi shpall listën, Rrahmani dhe Hoxha risitë

redaktor

Gianni De Biasi shpall listën paraprake prej 27 futbollistësh të Kombëtares Shqiptare në vigjilje të dy takimeve eliminatore të Euro 2016 kundër Danimarkës dhe Serbisë. Në këtë listë nuk mungojnë surprizat ku bien në sy edhe afrimet e reja si portieri i Partizanit, Alban Hoxha, mbrojtësi Amir Rrahmani, si dhe bien në sy rikthimet e mesfushorëve Alban Meha dhe Valdet Rama. Ndërkohë që mbrojtja mbetet e njëjtë, reparti më i populluar është sulmi, ku përveç heroit të Portugalisë, Bekim Balaj janë grumbulluar edhe Vajushi, Cikalleshi, Salihi, Gashi si dhe veterani Kapllani. Sytë janë tek fantazisti Alban Meha, i cili vjen nga një mungesë një mujore për shkak dëmtimi, pasi konsiderohet si elementi më cilësor tek kuqezinjtë. 28-vjeçari duhet të fitojë minuta në këmbë, pasi sipas trajnerit De Biasi në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” luhet ndaj një kundërshtari të përgatitur fizikisht.

“Jam shumë i kujdesshëm për futbollistët e kampionatit shqiptar. Këtë gjë e tregon edhe lista e publikuar. Për sa i përket Mehës ai nuk është ende në 100% të formës së tij dhe të dielën e kaluar luajti vetëm 10 minuta. Ai ka kualitet dhe është një futbollist që mund të zgjidhe ndeshjen në çdo moment”.

Për herë të parë lista e publikuar nga trajneri Gianni De Biasi, nuk duket të ketë kontestime apo pakënaqësi, pasi në të janë futbollistët më të mirë të momentit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *