Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi e cilësoi organizimin e finales së Conference League në Tiranë një sukses të madh të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe qeverisë.
Në një intervistë për emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania, ish-trajneri i Kombëtares e vlerësoi si pozitive rizgjedhjen e Armand Dukës në krye të FSHF-së.
Sipas tij, Duka e ka treguar se është ‘një president cilësor me rezultatet që i shohin të gjithë, përfshirë edhe finales e Ligës së Konferencës në Tiranë, që e bëri Shqipërinë më të rëndësishme në botën e futbollit’.
“FSHF-ja duhet të qëndrojë jashtë politikës. Rezultatet janë para syve të të gjithëve, në stadiumin e ri në Tiranë, një në Shkodër, një në Elbasan. Në fund të fundit, kush ka më shumë vota fiton dhe duhet të gjykohet një person në varësi të rezultateve. Është në sytë e të gjithëve rëndësia që ka sot Shqipëria në botën e futbollit”, tha De Biasi.
a.m/dita