Pas katёr ndeshjesh, kombёtarja shqiptare ka arritur tё grumbullojё plot 10 pikё. 3 fitore dhe njё barazim e mbajnё atё nё vendin e dytё me pikё tё barabarta me Danimarkёn.
Trajneri i kombёtares shqiptare ёshtё duke u futur nё histori pasi arriti tё marrё fitore mjaft tё rёndёsishme nё Portugali, me Francёn gjithashtu.
Fitore tё cilat mё parё, Shqipёria i kishte parё me dylbi dhe shumё tё pamundura pёr t’u arrirё. Njё tjetёr rekord ёshtё ai i vendit tё 36 nё renditjen e FIFA-s, ndёrsa pёr t’u thyer kanё mbetur edhe dy tё tjerё. Rekordi i parё ёshtё ai i pikёve tё grumbulluara nё njё fazё eliminatore qё mbahet nga Hans Peter Brigel. Edhe pse dy trajnerёt nuk janё nё kushte tё barabarta, De Biazi mund ta fitojё edhe kёtё duel.
Brigel arriti tё grumbullonte 13 pikё, por kishte nё grup 6 skuadra, ndёrsa De Biazi vetёm 4 (me Shqipёrinё 5). Trajneri italian arriti tё shkonte 11 pikё nё fazёn eliminatore tё Botёrorit tё shkuar, por vetёm kaq. Kur kanё mbetur edhe 4 ndeshje pёr t’u luajtur, duhen edhe 3 pikё. Nёse do tё quheshin ato tё Francёs, tashmё do ta kishte thyer, shkruan GolAlb.
Por rekordi i madh ёshtё ai i kualifikimit pёr nё Europian. Si kurrё mё parё, De Biazi dhe Shqipёria kanё shansin e artё tё shkruajnё historinë.

Kujdes nga euforia!Kemi bere vetem gjysmen e rruges,gjysmen tjeter eshte teper malore.Do te arrijme ne fund te kesaj rruge?Atehehere kemi te drejte te festojme.