De Biasi te Alaves, e nis kundër Ronaldos

DITA Online

Gianni De Biasi është zyrtarisht trajneri i Alaves në kampionatin spanjoll. Ish-trajneri i Shqipërisë ka pranuar ofertën e drejtuesve të këtij ekipi në një moment të vështirë, me objektiv për të siguruar mbijetesën, teksa në 5 javët e para të La Ligas, Alaves ka pësuar po kaq humbje, duke ndarë fundit e tabelës me Malagan.

61-vjecari kthehet pas thuajse 10 vitesh në futbollin spanjoll, teksa në sezonin 2007-2008 ka drejtuar Levanten.

De Biasi ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, e cila do të rinovohet automatikisht nëse Alaves do të sigurojë mbijetesën.

Më këtë lëvizje trajneri që zotëron pasaportë shqiptar, përves se atë italiane, konfirmoi se mbetet një njeri i sfidave të mëdha.

De Biasi drejtoi për thuajse 6 vite kombëtaren kuqezi, duke shënuar arritjen më të madhe të futbollit shqiptar, me kualifikimin në finalet e Europianit Francë “2016”, një sukses që e kishin tentuar shumë trajnerë të huaj, por pa mundur t’i afrohen.

Edhe pas dorëheqjes nga stoli i kuqezinjve, kishte deklaruar se do t’i pëlqente një sfide e re, qoftë në krye të një klubi, ku ai duhet të ishte në qendër të projektit. E duket se drejtuesit e Alavesit ia kanë plotësuar këtë kusht.

Për ironi të fatit, ish-trajneri i Shqipërisë do  të debutojë në Primera Division ndaj Realit të Madridit në “Estadio Mendizorrotza”, me Los Blancos që vijnë pas humbjes befasuese në “Santiago Bernabeu” me Betisin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *