Trajneri De Biazi: Berisha duhet të luajë më shumë për të kapur majat

Dita

Derbi i Romës vazhdon të shkaktojë shumë zhurmë edhe pas përfundimit. Për të folur për një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit italian nuk mund të mos pyetej edhe trajneri Shqipërisë, Xhani De Biazi, që përveç analizës së derbit, nuk harron të këshillojë dy kuqezinjtë Cana e Berisha.

“Cana ka marrë topin në atë ndërhyrje ndaj Iturbes, ishte shumë i sigurtë kur ka kryer atë ndërhyrje. Ai është një luftëtar, nuk lëshon pe në asnjë moment dhe dëshiron të marrë gjithmonë rezultat pozitiv. Normat e UEFA-s thonë që duhet të mbrohen lojtarët, por nuk duhet të teprohet shumë me këtë pjesë. Prej kohësh futbolli është emocion, është lëvizja spektakolare dhe më pas goditja me takë. Por ndërhyrja është pjesë e lojës, brenda limiteve të caktuara. Berisha? Besoj se ka cilësi të mëdha, është përgjigjur gjithmonë në mënyrë pozitive. Është relativisht i ri, por për të dhënë më të mirën e tij duhet të gjejë vazhdimësi. Edhe se nuk luan gjithmonë është një garanci e madhe për skuadrën, e them duke u nisur nga ajo që shikoj në Kombëtare”, shprehet De Biazi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *