De Biazi e mbyll me Shqipërinë: Pse po largohem

Ornela

 

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp pas përfundimit të grumbullimit për ndeshjet me Luksemburgun dhe Izraelin.

Ai tha se në përfundim të këtyre eliminatoreve do të largohet nga drejtimi i Shqipërisë.

“Historia ime me Shqipërinë mund të kishte përfunduar, nëse do të humbisnim me Izraelin. Në fund të këtyre eliminatoreve do të largohem. Çdo histori e ka një fund. Shqipëria mbetet një skuadër ku do të ketë fare pak për të korrigjuar”, tha De Biazi, që sakaq shtoi se nuk ndjente më besim dhe konsideratë nga ana e FSHF-së.

De Biazi tha se nëse Federata dëshironte ta mbante, do ta kishte bërë më përpara, pasi tani është vonë.

“Ka disa situata në jetë në të cilat dikush duhet të ndjejë rrotull besimin dhe konsideratën, të cilën pavarësisht 5 viteve e gjysmë, mendoj se ende nuk e kam nga dikush. Mendoj se nëse Federata dëshironte Xhani De Biazin, do ta bënte më parë, jo sot, se tani është vonë. Por unë prisja diçka ndryshe, nuk funksionon kështu. Ata që janë më të mirë, si Lëv, janë konfirmuar 4 vite më parë, unë nuk prisja të më konfirmonin dy vite para, por prisja një diskutim ndryshe nga federata”, tha De Biazi.

Çfarë ndryshoi në ndeshjen e fundit që skuadra u soll si gjithmonë?

“Ndryshoi fakti që kishte më shumë bindje, më shumë vendosmëri. Kishte një qasje të ndryshme nga ndeshja kundër Luksemburgut. Ndaj Italisë kishim bërë një ndeshje të mirë, pastaj nëse mendojmë se jemi në lartësinë e Spanjës dhe Italisë, mendoj se kemi humbur dimensionin dhe kemi gabuar gjithçka, si ambient, si tifozeri, apo si media.”

E ardhmja

“Unë nuk duhet të flas me askënd, aq më pak me mediat. Unë jam këtu prej 5 vite e gjysmë, e di që secili nga ju ka një ide se cila ka qenë sjellja e Xhani De Biazit dhe nuk kam pse jap shpjegime. Kur të marr ndonjë vendim, nëse do të marr, atëherë do të shpjegoj. Çfarë të shpjegoj sot, asgjë? Që flitet për lëvizje andej apo këndej, nuk është problemi im.”

Rinovimi

“Ka disa situata në jetë në të cilat dikush duhet të ndjejë rrotull besimin dhe konsideratën, të cilën pavarësisht 5 viteve e gjysmë, mendoj se ende nuk e kam nga dikush. Mendoj se nëse Federata dëshironte Xhani De Biazin, do ta bënte më parë, jo sot, se tani është vonë. Por unë prisja diçka ndryshe, nuk funksionon kështu. Ata që janë më të mirë, si Lëv, janë konfirmuar 4 vite më parë, unë nuk prisja të më konfirmonin dy vite para, por prisja një diskutim ndryshe nga federata.”

Për lidhjen me Dukën

“Me presidentin kam një raport të mirë, mendoj se është personi me të cilin jam ndjerë më mirë nga pikëpamja e punës, një person i këndshëm me të cilën mund të kalosh kohën me gëzim. E di që unë kam një aspekt profesional dhe një njerëzor që ecin përkrah. Shpesh pikëpamja njerëzore më ka bërë të bëj disa gabime të tmerrshme që nuk dua t’i ribëj.”

Kriza me Dukën

“Sa i përket krizës, nuk ka. E vetmja gjë që më vjen keq është që shumë mes jush ishin gati të bënin funeralin tim pas Izraelit. Më vjen keq që fituam dhe nuk u realizua. Mendoj se trajneri duhet vlerësuar për gjëra të ndryshme, përveçse humbjes së 5 ndeshjeve radhazi, ku një është miqësore me Luksemburgun.

Shqipëria ka humbur në kualifikuese ndaj Luksemburgut, në kualifikuese. Unë për aq sa do të jem këtu do të jap 110%, nuk mund të vihet në diskutim përkushtimi nga pikëpamja e punës, nga përfshirja në kauzën shqiptare.”

Për arsyet e vendimit

“Kur u përgjigja një ditë para ndeshjes, mendova me vete se historia me Shqipërinë mund të përfundonte sot këtu, nëse humbnim në Izrael, sepse ndoshta mendohej nga dikush që ndeshjet e fundit ishte më mirë që të bëheshin me trajner tjetër. Unë e kam vendosur në mendjen time që në fund të kualifikueseve të iki, është një proces natyral, ka fillim dhe fund. Është momenti të kërkoj sfida të reja. Por mjafton që Shqipëria të mos bëjë revolucion dhe makina është në rregull.”

A ka marrë më shumë nga Shqipëria, apo i ka dhënë më shumë?

“Kjo histori është si veza dhe pula. Unë kam marrë gjithmonë përgjegjësitë për humbjet, ndërsa për fitoret janë të aftë të gjithë të marrin meritat. Puna ime është të qetësoj lojtarët dhe pastaj të vlerësoj atë që ishte ndërtuesi i vërtetë i kësaj, presidenti që më mbajti, i cili vazhdoi me mua edhe pas dyvjeçarit të parë. Jo gjëra stratosferike, por ai kishte parë te puna që bëmë atë që duhej bërë dhe arritur në pjesën e dytë”.

Pse kjo konferencë për shtyp sot?

“Sepse ka një evolucion për gjithçka, jeta vazhdon, ka një fillim dhe një fund për të gjitha. Edhe në punë është e njëjta gjë, edhe në marrëdhënie ndodh. Ajo që nuk duhet të ndodhë është që unë të shkatërroj një eksperiencë të jashtëzakonshme, fantastike. Raporti ekziston, ndoshta prisja gjëra të tjera që nuk ndodhën, e ndaj mendoj se në fund secili zgjedh rrugën që sheh më të përshtatshme për të.”

Share This Article
9 Comments
  • Per te madhin Xhani De Biazi cdo shqiptare duhet ta pershendesim me heqje kapele,ta falenderojme per perkushtimin,arritjet.I Cili bani emer,histori ne sportin e bukur te futbollit,shume te dashur te te gjithe shqiptarve.Gje,sa do jane orvatur te tjeret,qofte vendas apo te huaj nuk e ka be njeri.

  • Duka eshte nje idiot more profesor. Car ti bejne shqiptaret ketij mafiozi qe e ka marre postin dhe e mban me force. Aty eshte mafia e pa arsyshme. Cfare kerkonte duka idioti te rrigje spanjen dhe italine.
    Me vjen keq per profesor debiazin.
    Turp per shqiptaret. Mosmirenjohes.
    Debiazi e mori shqiperine zhele.

  • Rrespekt per Gani Abazin. Profesionist dhe shembull Civil per shume te tjere. Me duket se per kohe te gjate, kombetarja Shqiptare nuk do te kete shancin qe te punoje dhe te drejtohet nga nje Trainer te tille.

  • O italiano mos u bej mosmirenjohes. Po te jesh profesionist i vertete thuaje hapur qe po largohesh per me shume para dhe fame. Duka eshte i korruptuar dhe kete e dime por ai ne fund perfaqeson FSHF dhe interesat e futbollit shqiptar. Perpara nenshkrimit te kontratave ka gjithmone negocim prandaj mos e krahaso as veten me Lev dhe as Shqiperine me Gjermanine. Ne nuk kemi luksin financiar dhe talentet qe ka Gjermania por edhe ti nuk ke CV e Lev.

  • Nderim i thelle per Gianni De Biasi, beri ate qe asnje deri me tani nuk e kishte bere per Shqiperine, e kualifikoi per here te pare ne historine e futbollit shqiptar, ne kampionatin europian 2016.
    Kur ishte trajner i Modenes ( Itali ), e mori skuadren ne Serie C 1 e asaj kohe ( kategoria e trete ), ndoshta viti 2001; pas nje viti e çoi ne Serie B ( kategoria e dyte ) dhe pas nje viti tjeter e çoi ne Serie A ( kategoria superiore e Italise ), ku Modena kishte rreth 40 vjet qe nuk militonte. Nje nga slloganet e tifozerise modeneze ishte “O De Biasi, portaci in Europa” ( O De Biazi, na ço ne Europe ); me nje fjale, na ço lart e me lart.
    Ate qe nuk beri me Modenen, e beri me Shqiperine, e çoi ne Europe per te paren here.
    Edhe nje here, respekte per kete trajner puntor dhe te perkushtuar.

  • Respekte dhe falenderim per De Biazi-n. Ka bere kaq shume per kombetaren Shqiptare. Ai presidenti qe i ka dhene dekorata edhe gjithe diversanteve dhe spiuneve do te bente mire t’i jepte nje dekorate te merituar edhe De Biazi-t. Nuk duhet ta lejne te largohet pa ceremonite e rastit. De Biazi nuk ishte vetem trajner i kombetares shqiptare, por edhe mik i Shqiperise. Une i uroj atij suksese edhe me te medha dhe te mos e harroje Shqiperine, se shqiptaret nuk do ta harrojne ate.

  • De biaz je yyyyylllllllllllllll bote. Ti ia rrite vlerat futbollit shqiptar. Falemnderit nga ty dhe suksese ngado qe te shkosh.

  • 1.De Biazzi eshte trainer i mire dhe jo shume i. Mire. Ariti suksese me kombetaren e Shqiperise,mpor kjo me shume u arit nga ndihma e Ballist Morines dhe edhe nga fakti se fitoren e fundit ne Azerbaxhian na i falen.
    2. Ai diti te grumbulloje lojtaret shqiptare qe luanin ne Europe dhe krijoi skuadren.
    Por ne se largohet nga Shqiperia, gje qe e konfirmoi, me aftesite qe ka, nuk do te arije sukseset qe ariti me Shqiperine.
    3. Jo drejtperdrejt,por largimin De Biazzi e ka kerkuar vete. Nga dita e pare ne Shqiperi vazhdimisht e perhere ka kerkuar rritje e page. Rritjen e pages e ka bere si perparesi ne punen e tij ashtu si dhe atitjen e sukseseve.
    Eshte e drejte e tij te kerkohe page aq sa tij i duket e drejte. Por kur vazhdimisht kerkon rritje page dhe kerkesen ia refuzojne, atehere njeriu mer nje vendim: o largohet per mos plotesimi kushtesh ose qendron dhe nuk ben me kerkese per ritje page.
    Ne kete drejtim De Biazzi eshte teeguar matrapaz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *