Trajneri i Shqipërisë bën vlerësimin e kampionëve të Italisë
Xhani De Biazi, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, i uli vlerësimin paraqitjes së deritanishme të Juventusit, pavarësisht se “Zonja e Vjetër” kryeson kampionatin italian, kur janë luajtur me shumë se gjysma e takimeve. “Juve sezonin e kaluar krijonte më shumë, dhe kishte më pak pikë. Diferenca e vërtetë me këtë vit është që skuadra e Kontes është bërë më cinike”. Duke folur për radion napolitane “Kiss Kiss Napoli”, De Biazi, i vlerësuar si një nga opinionistët më të mirë në Itali, bërë dhe disa vlerësime për skuadrat e tjera. “Napoli është duke bërë diçka të jashtëzakonshme, dhe këtë gjë po e bën edhe Lacio, por Juventusi, edhe pse nuk po shkëlqen aq sa duhet, ka më shumë pikë se vitin e kaluar dhe është më konkrete”.