De Biazi: Italinë e mundëm në tribuna

redaktor

Gianni De Biasi ka dhënë një deklaratë interesante pas miqësores së humbur me rezultatin 1-0 kundër Italisë. Trajneri italian i kombëtares shqiptare ka mbetur i mahnitur nga tifozët panumërt kuqezi në stadiumin e Xhenovës.

De Biasi deklaroi se të paktën italianët i mposhtën me tifozë në tribuna.

“Të paktën arritëm t’i mundim në tribuna italianët dhe besoj se gjithçka shkoi mirë”, u shpreh italiani.

“Ishte një ndeshje të cilën e luajtëm mirë. U mposhtëm, por nga fusha nuk dolëm të humbur. Besoj se skuadra po ecën në rrugën e duhur”, theksoi ndër të tjerash De Biasi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *