De Biazi konfirmon: Dua pasaportë shqiptare, do isha krenar nëse ma jepnin

redaktor

Kërkesa e Xhani De Biazit për t’u pajisur me pasaportë shqiptare nuk është më vetëm një legjendë mediatike apo e rrjeteve sociale, sepse italiani i përfaqësueses sonë e ka konfirmuar këtë dëshirë të tijën dhe pret përgjigje nga institucionet tona shtetërore.

Unë kam shprehur një dëshirë timen, pastaj nëse presidenti i republikës apo kryeministri do të ma plotësojnë, do të jem shumë i gëzuar dhe do ta mbaj me krenari përkatësinë time me popullin shqiptar“, tha De Biazi.

Një deklaratë të tillë De Biazi e ka bërë në fushën stërvitore të Tiranës, në të cilën kishte shkuar për të ndjekur nga afër gjendjen e futbollistëve kandidatë nga kjo skuadër për përfaqësuesen kuqezi, raporton Sport News:

Erdha këtu për të vëzhguar dhe për t’u njohur më mirë me mënyrën e punës së skuadrave të kampionatit dhe njëkohësisht për të parë nga afër gjendjen e futbollistëve kandidatë për ekipin kombëtar.

 Nesër do të jem tek Partizani dhe më pas edhe tek skuadrat e tjera.

E konsideroj këtë një mënyrë për të krijuar lidhje direkte me trajnerët, nëpërmjet të cilëve mund të marr një informacion të detajuar për futbollistët, duke qenë se mundësia për të punuar direkt me ta është e pakët“.

Së fundmi nga Tirana, pjesë e kuqezinjve kanë qenë portieri Frashëri, mbrojtësi Curri dhe mesfushorët Bulku dhe Karabeci.

Megjithatë në këtë skuadër ka edhe futbollistë të tjerë si Muzaka, Bakaj apo Taku që synojnë një bluzë kuqezi.

Për të gjithë kandidatët De Biazi ka një përgjigje të drejtpërdrejtë:

E kam thënë qysh ditën e parë të ardhjes time këtu se dyert e kombëtares janë të hapura për çdo futbollist, por në këtë moment, ata që synojnë një bluzë kuqezi, duhet të përpiqen t’ia rrëmbejnë atyre që e kanë aktualisht dhe e kanë merituar pasi janë paraqitur shumë mirë.

Në këto kushte askush nuk duhet të ndihet i përjashtuar, por gjithçka do të varet edhe dëmtimet apo pezullimet e futbollistëve që përbëjnë grupin aktual“.

Opinioni ynë sportiv është dëshmitar i një gare mjaft interesante në këtë edicion të kampionatit tonë, fjalët e mira për të cilin nuk i kursen as trajneri i kuqezinjve Xhani De Biazi:

Tirana është një skuadër e mirë, e organizuar po aq sa edhe rivalet e saj Kukësi, Skënderbeu dhe Partizani. Janë skuadra që me paraqitjet e tyre e kanë bërë kampionatin shqiptar shumë më të mirë se sezonet e kaluara”.

Share This Article
8 Comments
  • A di ndonjeri se si mund te kerkohen te dhenat e personave qe kane bere burg ne Itali? Nepermjet internetit nese eshte e mundur.

  • NJE I HUAJ QE KERKON SHTETESINE SHQIPTARE NUK KA PSE TE BEJE SI GORE NEPER MEDIA POR SHKON NE ZYREN PERKATESE BEN KERKESEN SIPAS LIGJIT DHE PRET PERGJIGJEN NESE I KA PLOTESUAR KUSTET PER TA MARRE SHTETESINE!!!PO KY ESHTE NJE LEGEN SI DUKA DHE HA PARATE E SHQIPTAREVE ME 600 MIJE EUROT QE MERR SI RROGE DHE E DO SHTETESINE SHQIPTARE QE TE MOS PAGOJE FARE TAKSA NE ITALI!!!KETA LLOJ NJEREZISH NUK E COJNE SHQIPERINE PERPARA !!!

    • Ndoshta nuk e di qe nuk duhet medoemos te kesh nenshtetesi shqiptare per te mos paguar taksat ne Itali. Cdo qytetar italian qe jeton e punon ne Shqiperi dhe ka kerkuar rezidencen ketu, duke qendruar me pak se 6 muaj ne vit ne Itali nuk i paguan taksat ne Itali por ne vendin ku jeton e punon e ku eshte rezident.

      • jam dakort me mendim e shqiptares.

        këtë rregull që po thoni ju info nuk e di! sdq debiasi nuk do të jetë përjetë trajner i komtares por nënshtetësia do ti mbetet. ai i ka parë gjërat me largëpamësi. më vonë nëse ai punon në Itali dhe ka shpallur rezidencën fiskale në shqipëri atëherë ai do të vazhdoj ti paguaj taksat në Shqipëri.

        le ta marri dhe c.t jonë nënshtetësinë se ja kemi dhënë gjithë atyreve kriminelave terrorristëve drogaxhinjëve në gjithë këto vite.

        p.s. viva l’omertà.

  • Perderisa nenshtetesine ia dhane nje karagjozi si Ezio Greggio ne rastin e trajnerit Gianni De Biasi mund te them se ai e meriton per kontributin qe ka dhene e po jep per te ngritur prestigjin e Shqiperise nepermjet perfaqesimit dinjitoz te ekipit te futbollit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *