De Biazi mbështet Panucci-n: Mos e dramatizoni, edhe Italia humbi 3-0 me Spanjën

Dita
Trajneri i ekipit Kombetar Shqiptar te futbollit, Gianni De Biasi, duke folur gjate nje konference shtypi, per ndeshjen qe do te luhet neser Shqiperi-Spanje, e vlefshme per eleminatoret kampionatit Boteror Rusi 2018, ne stadiumin Loro Borici, ne qytetin e Shkodres. /r/n/r/nAlbania's soccer team head coach Giovanni De Biasi, speaking during a press conference for the match to be played tomorrow, Albania vs Spain, valid for Russia World Cup 2018 qualifiers, at Loro Borici stadium, in the city of Shkodra.
Nuk kishte udhëtuar në Alikante për të ndjekur ish-skuadrën direkt nga stadiumi, por gjithsesi e kishte gjetur një mënyrë për të vëzhguar kuqezinjtë. Dje Xhani De Biazi u ul para TV-së, bashkë me drejtorin sportiv të Alaveshit, skuadra që drejton prej vetëm dy javësh.

Natyrisht, interesi i italianit nuk ishte thjesht të shikonte takimin si një ish-trajner që bëri historinë me Shqipërinë, por edhe për të vënë në dijeni drejtuesit e klubit spanjoll për lojtarët kuqezi që në merkaton e janarit mund të futen në objektivin e Alavashit. I kontaktuar nga “Panorama Sport” pas ndeshjes Spanjë- Shqipëri 3-0, De Biazi nuk ngurroi të bënte edhe një koment.

“Nuk isha në stadium, e ndoqa takimin nga TV, bashkë me drejtorin e klubit. Të jem i sinqertë, Shqipëria nuk luajti keq. Duhet të dini se Spanja mundi edhe Italinë me të njëjtin rezultat.

Pastaj, nuk duhet të harrojmë që edhe ndaj Maqedonisë ishte shumë e vështirë, por që gjithsesi Shqipëria mori pikë. Ju e patë që edhe Italia nuk shkoi më shumë se barazimi ndaj Maqedonisë. Dihen diferencat me Spanjën, kështu që nuk është për ta bërë dramë”, është shprehur shkurtimisht ish-trajneri kuqezi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *