De Biazi “përgënjeshtron” Mavrajn: Vjen në Itali

anazapta

Xhani De Biazi ka “përgënjeshtruar” mbrojtësin Mërgim Mavrajn, duke siguruar se lojtari kuqezi do të transferohet në Itali. Kapiteni i Greuther Furth, në një intervistë të gjatë në Gjermani, deklaroi se pret t’i ofrohet rinovimi nga klubi, por trajneri i kombëtares thotë për italianen “Tuttosport” se Mavraj është në bisedime me skuadra italiane dhe do të vijë në Serinë A. “Mavraj është mbrojtës qendre i zoti në duelet një për një, shumë i fortë në lojën në ajër. Do ta shihni që do të vijë në Itali, e di që po bën bisedime”, thotë trajneri, pasi është pyetur për të panumërtën herë nga gazetat italiane në lidhje me lojtarët e tij te Shqipëria. Kërkesa për opinionin e tij ka qenë e pashmangshme, për shkak se çdo ditë përmendet emri i Elseid Hysajt në lidhje me Lacion, po ashtu edhe i Mavrajt, ndërkohë që tani është folur edhe për Vajushin e Gjasulën. Por De Biazi vazhdon edhe me rekomandimet, teksa përmend edhe Valdet Ramën, një nga rekrutët e tij të fundit kuqezi. “Vajushi është sulmues i dytë, i zoti për të prerë në mes nga e djathta. Është komunitar, ashtu si dhe Rama, i cili shënoi kundër Norvegjisë. Ky i fundit është i zoti në driblim dhe me forcë të madhe sulmuese”, thotë trajneri italian.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *