Deklarata me tone të ashpra e Rei Manajt ndaj trajnerit të kuqezinjve, Xhani De Biazi, bëri shumë zhurmë në mediat shqiptare dhe ato italiane.
Ndërsa sulmuesi i Interit sot i kërkoi falje teknikut italianit për mënyrën e të shprehurit, De Biazi e pranoi faljen dhe sqaroi komentet e tij. Duke folur për “fcinternews.it”, De Biazi tha se Rei është keqkuptuar, ndërsa ia lë dyert hapur për në Europian.
Mister, mund të na sqaroni këtë në lidhje me këtë keqkuptim?
Sinqerisht besoj se djali është keqkuptuar, ndoshta e ka kuptuar keq atë çfarë i kanë thënë. Më ka dërguar vetëm një mesazh, dhe pse zakonisht i shkruan Paolos. Por gjithsesi, kjo është një gjë e natyrshme dhe pozitive. Kjo nuk tregon gjë tjetër veçse dëshirën e madhe të Reit për të qenë pjesë e këtij grupi. Sigurisht ka shumë rëndësi ajo çfarë tregon në fushë, por ne jemi duke e ndjekur dhe jemi të vetëdijshëm për cilësitë e tij të mëdha.
Tani që lojtari u tërhoq, jeni i lumtur?
Sigurisht! Më bëhet qejfi që më kërkoi falje, edhe pse nuk ishte e nevojshme. Ai tregoi maturi dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë.
Jemi këtu për ta përkrahur.
A ka mundësi që të jetë në Europian?
Siç ua thashë, kjo varet nga fusha. Dyert për të janë gjithnjë të hapura.

Pa dyshim me ate nivel kokrash qe ka kombetarja,merita e ketij suksesi mbetet tek traineri italo-shqiptar DE BIAZI.
Por ne si vllezrit kosovare,kur Nato i dha Kosoven,ata vazhdojne te ngjiren dhe ciren duke shperndare dekorata te pa numerta,per UCK.
VIRUS ARNAUTAS.