De Biazi shkarkon një tjetër trajner

Dita

Xhani De Biazi është konfirmuar tashmë si një “vrasës” i pamëshirshëm trajnerësh.

I radhës që shkarkohet është tekniku i Rumanisë Angel Jordanesku, i cili e mbylli aventurën në kombëtare pasi grumbulloi vetëm një  pikë  në “Euro 2016”.

Presidenti i Federatës Rumune të Futbollit, Razvan Burleanu, ka falënderuar Jordaneskun duke i komunikuar edhe shkarkimin.

“Dua që ta falënderoj për faktin se pranoi të ngarkohej me detyrën që më parë i përkiste Victor Piturca-s dhe për kualifikimin që arriti. Për ne ishte një hap i madh pasi për herë të fundit kishim marrë pjesë në një kompeticion të madh në ‘Francë 1998’ ”, tha ai.

66-vjeçari i dha lamtumirë kombëtares pas humbjes së hidhur 1-0 të pësuar ndaj Shqipërisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *