De Biazi shpall emrat për Zvicrën e Qipron

redaktor

Trajneri i kombëtares thërret 28 lojtarë, midis tyre edhe Loret Sadiku. Rikthehen “zviceranët” Meha e Hyka.

Loret Sadiku dhe rikthimi i Alban Mehës janë dy risitë më të mëdha të kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e fundit eliminatore për botërorin Brazil 2014. Trajneri Xhani De Biazi shpalli listën prej 28 futbollistësh për dy ndeshjet me Zvicrën dhe Qipron. 24 prej tyre do të jenë në dispozicion për përballjen e së premtes në “Qemal Stafa”, me zviceranët. Në listë spikat dhe rikthimi Jahmir Hykës, ndërsa do të ketë mundësi për t’u aktivizuar dhe lojtari i St. Gallen, Ermir Lenjani, që grumbullimin e parë në përfaqësuese e pati në gusht, për miqësoren me Armeninë, ku nuk luajti asnjë minutë. Për ndeshjen me Qipron, kombëtares do t’i bashkohen dhe katër futbollistë të tjerë, Lilaj, Vila, Osmani dhe Meha, të cilët do të jenë në grumbullim që prej datës 12 tetor.

Lojtarët e thirrur

Portierë
Samir Ujkani (Palermo)
Etrit Berisha (Lazio)
Orges Shehi (Skënderbeu)

Mbrojtës
Admir Teli (Karabak)
Lorik Cana (Lazio)
Andi Lila (Janina)
Loret Sadiku (Helsingborg)
Renato Arapi (Skënderbeu)
Mërgim Mavraj (Greuther Furth)
Ermir Lenjani (St. Gallen)
Armend Dallku (Vorskla)

Mesfushorë
Jurgen Gjasula (Liteks)
Ergys Kace (PAOK)
Odise Roshi (FSV Frankfurt)
Migjen Basha (Torino)
Ansi Agolli (Karabak)
Jahmir Hyka (Luzern)
Ervin Bulku (Sepahan)
Valdet Rama (Valadolid)

Sulmues
Bekim Balaj (Jagiellonia)
Amir Abrash (Grasshopers)
Shkelzen Gashi (Grasshopers)
Hamdi Salihi (Jiangsu Sainty)
Agon Mehmeti (Olhanense)

Më 12 tetor
Emilian Vila (Janina)
Sabien Lilaj (Skënderbeu)
Alban Meha (Paderborn)
Tefik Osmani (Teuta)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *