De Biazi: Shqipërinë e vërtetë shiheni ndaj Gjeorgjisë

Dita

Xhani De Biazi ka folur pas ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri 2-2. Ai e ka konsideruar disi të pamundur për t’i motivuar lojtarët e tij, për faktin se përballë kishin vëllezërit e tyre dhe që nga mbërritja në Prishtinë, kombëtarja shqiptare ka qenë në njëlloj rrëmuje, e rrethuar nga të afërm të futbollistëve dhe dashamirës të tyre.

Ishte pak speciale të luanim përballë vëllezërve tanë. Për mua si trajner ishte paksa e vështirë për t’i motivuar lojtarët. Ishte një lojë festive, ndaj Shqipërinë e vërtetë do ta shihni ndaj Gjeorgjisë. Gjëja që më ka pëlqyer më shumë ishte atmosfera e jashtëzakonshme në stadium, por ajo na ka rrethuar edhe në hotel.

Përgatitjen e kësaj ndeshjeje e kemi bërë në kushte krejt të ndryshme nga herët e tjera. Lojtarët ishin më shumë të shoqëruar me të afërmit e tyre, kështu që përqendrimi, po ashtu, nuk ishte i duhuri. Ishte një ndeshje vërtet speciale, ndaj duhet ta marrim si të tillë,” – nënvizoi 59-vjeçari nga Sarmede e Italisë.

Share This Article
1 Comment
  • Natyrisht, nje ndeshje e luajtur ne kushte te tilla psikologjike, nuk duhet marre ne konsiderate per t’u analizuar si nje ndeshje e vertete futbolli. Jam me vleresimet qe ben traineri de Biazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *