Ish-trajneri që shkroi historinë me Kombëtaren kuqezi, Xhani De Biazi, nuk e harron Shqipërinë.
Edhe pse po kalon një moment të vështirë pas shkarkimit nga skuadra e Alaveshit, italiani nuk ka ngurruar të uroj popullin shqiptar për Ditën e Pavarësisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se “Sot është dita e krenarisë sonë”.
Shqipëria është nënshtetësia e dytë për 61-vjeçarin dhe nuk mund të mungonte një urim i tij në këtë ditë të shënuar për Kombin shqiptar.
“Urime Shqipëri, 105 vjet shtet! Sot është dita e krenarisë sonë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Gëzuar!
Auguri Albania per i 105 anni di Indipendenza! Oggi è il giorno dell’orgoglio Nazionale. Gëzuar”, shkruan ai.


I madh
FLM , FLM
urimi i De biazit ben te na vije turp nga vetja