Inter u mund me rezultatin 3-1 nga Sparta e Pragës në ndeshjen e dytë për llogari të Europa League, ndërsa trajneri holandez i zikaltërve, Frank De Boer tregon se ekipi i tij ka hyrë me mentalitetin e gabuar në fushën e lojës.
“Nëse e fillon ndeshjen me mentalitetin e gabuar, mund të flisni sa të doni mbi taktikat, gjëja e parë që duhet të ketë ekipi është mentaliteti i duhur”, u shpreh De Boer pas ndeshjes, ku Interi në fund të takimit arriti që të dilte në lojën e tij, por pa mundur që të kthejë rezultatin.
