De Ceglie largohet nga Juve pas 22 vitesh: Tek Juve ishte një makth

Gazeta Dita

“Viti i fundit te Juve ishte një makth, por nuk ka hatërmbetje,” shprehet Paolo De Ceglie pas 22 vitesh tek Juventus.

Ai tashmë është në kërkim të një skuadre të re pasi ka kaluar një jetë të tërë te bardhezinjtë. Por një gjë është e sigurt, ai kërkon të rikthehet të luajë rregullisht, qoftë në Itali, apo diku tjetër.

Një opsion është edhe MLS amerikane, vetë lojtari ka zbuluar ofertën. “Amerika mund të jetë një zgjidhje. Por e rëndësishme është të gjej një skuadër ku mund të luaj.”

Më pas ai ka folur edhe rreth marrëdhënies me Marchisio dhe Del Piero, duke dhënë edhe një opinion mbi Alex Sandro.

“Është një kafshë, por disa operacione në historinë e Juventus…” Pra De Ceglie nuk ka mbetur i kënaqur nga mënyra se si e ka trajtuar klubi i tij i fëmijërisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *