Daniele De Rosi është lojtari më besnikë i skuadrës së Romës dhe këtë ai e ka shprehur hapur dhe plot entuziazëm edhe në një intervistë për “Il Romanista”, teksa ka thënë:
“A e kuptoni se çfarë do të thotë të jesh një pjesë e Romës? Është një përgjegjësi shumë e madhe që të mban gjithmonë lart. Që do të thotë se nuk ke zgjedhje. Kur kam pasur në të shkuarën oferta, ose kur ishim në prag të falimentimit, ose kur dikush thjesht të thërret ti nuk i përgjigjesh. Unë jam pjesë e Romës dhe pjesë e tifozëve të Romës. Unë, Daniele De Rosi jam pjesë e Romanistëve”, u shpreh ai entuziast.
M.H/ Dita
