Në Komisionin Hetimor Parlamentar sot vazhdon seanca e arsyetimit të shkarkimit nga postet e zyrtarëve policor. Seanca dëgjimore e ngritur apostafat për lëvizjet në strukturat policore ka vijuar sot me dëshminë e zëvendësdrejtorit Sokol Bizhga.
Ai ka deklaruar se ka pasur gradë ekuivalente për të përfituar postin. “Kisha gradën kryekomisar para se të merrja detyrën”, ka thënë ai. Bizhga ka shpjeguar rastin e Ndriçim Gjokonës, i penduari, dëshmitar i marrë në mbrojtje i ‘Bandës së tritolit” që zbuloi një seri vrasjes të porositura në pagesë në vend.
Nga ana tjetër deputeti i PD-së Eduart Halimi i tha Bizhgës se Gjokona nuk u morr parasysh nga policia. Bizhga nga ana e tij u shpreh se vërtet disa gjëra nuk janë bërë mirë, por sipas tij, janë kryer hetime. “E kemi dëgjuar dhe e kemi marrë në mbrojtje familjen e tij”, u shpreh Bizhga.
Më pas në komision mori fjalën Muhamet Rrumbullaku, ish-zëvendës drejtor i përgjithshëm i rendit dhe sigurisë.
Rrumbullaku mbrojti gradën që ka pasur në polici. “Grada ime nuk është e paligjshme siç pretendon Artan Didi. Unë e kam gradën tërësisht në përputhje me ligjin. Dhe nuk kam asnjë shkelje qoftë dhe më të voglën”.
Kurse rreth fotos ku shfaqen krah Arben Frrokut, Agron Kulicaj, Tonin Vocaj, Rrumbullaku tha se është i hapur për çdo hetim që mund të ketë rreth saj.
“Përsa i përket fotos që ka dalë në media ku jam përfshirë dhe unë. Ja ku jam, jam i hapur për çdo lloj hetimi. I kam bërë thirrje dhe Prokurorit të Përgjithshëm që të hetojë”.
Më tej, ish- zëvendësdrejtori i përgjithshëm i rendit dhe sigurisë theksoi se nuk ka shkelur asnjë pikë të ligjit ku parashikohet lirimi i tij nga ky post.
“Mu ndërpre mandati im. Unë jam munduar të qëndroj larg politikës dhe besoj se ia kam arritur. Lirimi im nga detyra duhet të bëhet vetëm në zbatim të ligjit, bazuar pikërisht në nenin numër 24 të ligjit për Policinë e Shtetit. Nuk mund të vini vërdallë e të thoni që është në vullnet të ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Nuk e di nëse jam liruar politikisht ose jo”.
Në mbrojtje të Rrumbullakut u shpreh Pjerin Ndreu që pohoi se “është një prej policëve më të mirë të Policisë së Shtetit”.
Nuk e njihni mire Muhamet Rrumbullakun eshte nje nga plehrat e policise , qe edhe kur ka qene ne polici ne kohen e qeverisjes se pare te socialisteve spiunonte rrgullisht per cdo gje tek Sali C4. Ti vije turp ketij spiuni qe asnjehere nuk ka punuar per shqipetaret por vetem per familjen Berisha, kete gje e di fort mire edhe shoqja LIR (Slobodanka), por cfare turpi ti vije atij ai del e pozon me kriminele duke darkuar e duke i mbajtur iso shefit te grupit Ciftelia plehre Kuliqi, ahengxhi i madh ky “qejfli” i korrupsionit.
O RISTAN PSE RRON KOTE ATE MA………… TE TEME