Debat i ashpër në Francë për Kosovën (VIDEO)

Dita

Ish-kryeadministratori dhe dikur ministër i jashtëm i Francës është konfrontuar ashpër në një debat në France 2 së fundi kur ka folur për Kosovën.

Gazetari që ka mbuluar luftën në Kosovë, Aymeric Caron i ka thënë Kouchnerit se Kosova është shtet i dështuar dhe mafioz dhe për krerët e saj ka akuza për trafikim organesh.

“Ju jeni i sëmurë”, i ka thënë mes tjerash Kouchner duke iu përgjigjur. “Si mund të imagjinoni trafikim organesh në një vend ku spitalet nuk kanë pasur rrymë?”, thot137 i nervozuar Kouchner, raporton Interaktiv në KTV.

Ai shtoi se ishte vetë Parlamenti kosovar që kërkoi hetime pas raportit të Këshillit të Evropës.

Gazetari Caron ka ngritur pikëpyetje për nevojën e bombardimeve në vitin 1999, dhe madje ka pohuar se përveç Putinit, këtë e kundërshtonte edhe Ibrahim Rugova.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë. Ne kemi intervenuar sepse në Kosovë zhvilloheshin masakra kundër popullatës civile. Të gjithë kanë qenë pro sepse kishte luftë permanente kundër shqiptarëve të Kosovës. E kemi bombarduar Serbinë dhe mirë kemi bërë. Nuk është e vërtetë që Rugova ka qenë kundër, përkundrazi, ka qenë i pari që fuqishëm na ka përkrahur për bombardime. Pala kosovare ka qene unanime për intervenim”, tha ish-kryeadministratori, transmeton Koha.net.

Sipas Kouchner, perëndimi e kishte paralajmëruar Putinin se nuk do të lejonin largimin masiv të shqiptarëve dhe vazhdimin e torturave dhe masakrave.

Diplomati francez ishte në emisionin e “France 2” për të promovuar librin e tij.

Share This Article
4 Comments
  • Kuchneri,u tregue spaku m’burr sesa shiraku,kur eshte ne pytje ballkani,dhe politika proserbe por c’don me nji lule nuk del vera kah ne e thomi.Kuchneri ne prishtin bente perpjekjet qe te mos ndodhte ndonji padrjtsi,por koloneli francez e ndau mitrovicen te ura e ibrit,pra nji kuchner qe ishte i derguar nga kombet e bashkuara,por dhe nji kolonel qe ishte i shkuar nga nato,dhe kombet e bashkuara,kuchneri ndejti apo nuk mundi te nderhye tek koloneli,dhe kshtu pra nji kolonel proserb e beri ndarjen,me ushtrin e vete dhe banditet serb,pra kjo eshte e verteta,e hidhur tani sado qe kuchneri te thote dicka mir per kosoven eshte vetem demagogji,demokratike evropjane.

    • I nderuari Shqipetar Sharri,

      me gjithese te jap te drejte ne lidhje me cfare ka ndodhe ne Mitrovie( ai koloneli me mire te thuash se eshte serb me origjne- dhe e ka pranuar vete ndikimin nga i jati ne lidhje me serbine), ne kete atmosfere qe eshte krijuar ne europe, sidomos pas ngjarjes ne Beograd, qe nga shume eshte pare si i faji i jone, jo si fashizem i nje populli qe ben thirrje per vrasje te nje populli tjeter, mendoj se qendrimi i Koushner eshte pozitiv per ceshjten e Kosoves ne mbare opinionin francez.

      Si eshte ajo shprehja, duhet me prano, sado pak qe t’jepet, kur kerkush tjeter nuk jep.

  • cja veni veshin ketyre ;;jane te korruptuar dhe ja lepijne b;;;;;;;;putinit serbit ;;;; keto gazetare as qe e dine se ku bie kosova shqiperia ;;;;jane disa gazetare burokrate qe gjithe diten jetojne rijne ne paris ;ulur dhe tregojne perralla me bisht ;;; BERNARD KUCHNER ESHE BURRE ..JA THA TE VETRTETEN KETYRE PLEHRAVE … SHPIFIN GJERA PER TE NA ULUR …PER TI TREGUAR BOTES SE AMERIKA E KA PAS GABIM QE NA NDHMOI …. JANE DISA QENA QE EDHE ARABEVE NE FRANCE JA KANE FRIKEN .. JANE DISA HIPOKRITA TE NDYRE … DISA GAZETARE QE JANE HELOZA SE KOSOVA SHQIPERIA PO VENDOSIN EMER NE BALLKAN DHE NE EUROPE …. MJAFT KANE PERRALLIUR KETO DEBILA GAZETAR .. TANI KA INTERNET DHE POPULLI SHPREH MENDIMET TREGON REALITETIN ..

  • NJE ISH MINISTER I BRENDSHEM FRANCEZ .JEAN PIERRE CHEVENEMENT THA KUR U BE LUFTA NE BALLKAN ….SE KOSOVARET JANE SHQIPTARE QE KANE IKUR NGA ALBANIA NE KOHEN E ENVERIT NGA FRIKA E DIKTATYRES …DHE NUK JANE NE TOKAT E VETA ..KOSOVA ESHTE TOKE SLAVE … SHKRUAJTI NE FAQEN E PARE TE GAZETES PARISIAN …..E KUPTONI CFARE PROP BEJNE … JANE TE NDYRE NUK KANE TURP ..DHE NUK NA DUAN …PRANDAJ AS MOS JA VARNI SHKERDHATAVE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *