Kur flitet për një debat televiziv mes Saliut dhe Ramës, sinqerisht më duket dicka e paimagjinueshme. Saliu kam përshtypjen se mund të bëjë vetëm monolog. E ka thënë edhe vetë që “gazetarët mund ta pyesin cfarë të duan, ai do thotë cfarë të dojë”. I ka bërë edhe vartësit si vetja. Flasin e flasin pa pushim, përsërisin të njëjtën gjë, pa u vënë veshin pyetjeve ose ndërprerjeve.
Pyete po deshe Salën për diellin, të përgjigjet për hënën; pyete për të gjallët, të përgjigjet për të vdekurit dhe anasjelltas. Hap paranteza pas parantezash, duke i rrëshkitur temës, njësoj si ata peshqit që nuk i kap dot as me gjethe fiku.
Ti do të ngresh një problem jetik për vendin, ai nis me të shara, me akuza, me muhabete për komshinjtë e atij që e pyet. Ndaj mendoj që nuk ka kush të bëj debat me Salën se nuk është tip për debat ai. Për mua, ai nuk bën as dialog, as trilog, as katërlog.. Lëreni më mirë atë muhabetin e debatit mes të dyve.
Email nga adresa: [email protected]