Tensioni për largimin e LSI-së nga mazhoranca është reflektuar hapur gjatë ditës së sotme, pak para fillimit të mbledhjes së qeverisë. Protagonistë të këtij tensioni janë bërë ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe i vetmi përfaqësues i LSI-së në këtë mbledhje, Edmond Haxhinasto.
Por pak çaste para fillimit të mbledhjes së qeverisë, në sallën e mbledhjes ka mbërritur ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Ai ka ironizuar menjëherë sapo është përballur me Haxhinaston në lidhje me tërheqjen e kësaj partie nga mazhoranca.
Tema TV ka siguruar pamjet e debatit verbal. Përgjigjia plot tension e Haxhinastos duke i kthyer krahët Imamit, ishte se “për 4 vjet LSI e kishte mbajtur në pushtet Partinë Demoratike“, çka tregon se edhe vetë aktorët e kësaj aleance të shumëpërfolur kanë nisur të nxjerrin mllefin ndaj njëri-tjetrit.
Më pas ata janë përpjekur që të përmbahen nga deklaratat e mëtejshme, duke qenë se në sallë kanë qenë të pranishme edhe kamerat.
Kjo ndodh ende pa u zyrtarizuar largimi i LSI-së nga qeveria, pasi formalisht ky vendim do të merret pasditen e sotme
Ky tension mes 2 ministrave, Imami dhe Haxhinasto, pritet të ashpërsohet dhe të marrë tone të tjera gjatë fushatës, pasi të dy pritet të garojnë në të njëjtin qark, në Elbasan, por këtë herë në 2 kampe kundërshtare politike./tema
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=nA40v9LE4qk
E mor Haxhi-nasto! U lodhe duke degjuar po…et e Fules. Tani degjoe edhe ato te Imamit. Dhe kudo gjendet bukuroshja qe shet vetem p….e. Zvarranike pa moral.
legenat;-)
do ti shtyp!
Haxhinasto eshte me i miri i lsi.
Imami eshte nje nopran dhe nje shpirtdhjer dhe si elbasanlli qe jam; atje imamin nuk e do
Dhe nuk e njeh asnje; ne EL pd ka per te humbur thelle mandate
Ishte puna e mire e bashes qe e balancoi elbasanin 7 mandate pd, 7 PS ; sepse elbasani ka qene historikisht i kuq