Debat për tenderat, PS: Qeveria po i përdor për fushatë

redaktor

Ndryshimet ne ligjin per prokurimet publike shkaktuan debate ne parlament. Opozita thote se maxhoranca po synon te perdore tenderat per qellime elektorale. Por sipas Ministrit Pollo , ndryshimet shmangin procedurat e tezgjatura te tenderimit. Ne baze te ligjit per prokurimet te miratuar nga parlamenti, parashikohet qe tenderat te zhvillohen menjere pas miratimit te buxhetit.

“Me këtë ligj që ne votojmë sot kanë mundësi nëse duan që që ditën e nesërme të fillojnë procedurën dhe të kursejnë kohë, sepse jo rradhë ndodh që në institucionet qendrore dhe ato vendore që për shkak të afateve që kërkojnë procedurat dhe komplikimeve që mund të ndodhin një pjesë e fondeve digjen, çka nuk i shërben as zhvillimit ekonomik, as zhvillimit social dhe nevojave të institucioneve shtetërore. Tjetër ndryshim është lejimi i prokurimit kur paraqitet vetëm një ofertë”, tha ministri Genc Pollo.

“Doni të zhvilloni tendera publikë edhe me një ofertues të vetëm. Sepse keni merakun që të lidhni kontrata menjëherë, madje që në tre janar, sepse keni merakun që të gjithë fondin publik parashikuar për vepra publike ta kontraktoni për zgjidhje dhe deri në 23 qershor”, tha deputeti i PS, Taulant Balla.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *