Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë është shoqëruar me debate dhe fyerje mes deputetëve socialistë dhe atyre demokratë. Në diskutim kanë qenë ndryshimet për lojërat e fatit, kur deputetët socialistë kanë pyetur përfaqësuesin e Ministrisë së Ekonomisë sa është evazioni fiskal për lojërat e fatit. Mungesa e përgjigjieve të këtij të fundit ka sjellë acarimin e debatit, që më pas ka kaluar edhe në fyerje.
Debati
Mimi Kodheli: A dini të më thoni sa është evazioni fiskal në këtë biznes, se mua me rezulton që është mbreslënës?
Përfaqësuesi i Ministrisë së Financave: Rritja e të ardhurave tatimore tregon rënie të evazionit fiskal.
Braçe-Shrefedin Shehut: Kur Kodheli pyet sa është norma e evazionit fiskal, ai duhet të përgjigjet.
Shehu: Po të përgjigjet.
Braçe-përfaqësuesit të ministrisë: S’kam nevojë fare, mos mu përgjigj mua. Boll mu zgërdhive, je tamam takëmi i tyre.
Shehu-Kodhelit: Vjen me thashethemet e PS-së dhe na i sjell në tavolinë.
Kodheli-Shehut: Ik e merru me thashethemet e PD-së, merrem unë me ty. Ti ke ardhur në Tiranë me pantallona shajaku.
Shehu-Kodhelit: Ti ke zbrit nga maja e malit.
Pas këtij debati, mazhoranca ka miratuar vetëm me votat e saj ndryshimet në ligj për lojërat e fatit.
z.Mimi e ke ofenduar se nuk ka ardhe me pantollana shajaku,por me lesh dhije,pasi shajakun nuk ka pas shans me e njoh dhe jo me me e vesh