Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ka nisur me debate, çka ka bërë që deputetët e opozitës të largohen nga salla. Shkak është bërë futja në rendin e ditës e statusit të nëpunësit civil, për të cilin deputetët e opozitës nuk pranuan të diskutojnë pa u zgjidhur çështja e Fierit.
“Ne nuk bëhemi pjesë e shkeljeve. Kuvendi po përpiqet ta shesë ligjin si të miratuar, ndërkohë që ende nuk është zgjidhur çështja e qarkut të Fierit”, tha deputeti socialist, Fatmir Xhafa, duke theksuar se nuk është plotësuar kushti i opozitës, i cili u hap rrugë diskutimeve të ligjeve që kërkohen nga Brukseli për dhënien e statusit.
Ndërkohë, kryetari i komisionit, Ilir Rusmali, u shpreh se priste që opozita të kishte reflektuar. Mbledhja vijoi pa praninë e deputetëve të opozitës.