Mbledhja e sekretarit të përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri me strukturat e PS Shkodër mbrëmjen e kaluar është shoqëruar me debate të ashpra.
Në fokus të këtyre debateve mes Gjiknurit dhe sekretarin organizativ të PS, Blendi Klosi kanë qenë punësimet, emërimi i drejtorëve, përgatitja për zgjedhjeve vendore të 2023-shit si dhe hapësira që i është lënë në punësime e emërime drejtorësh aleatit të PS në Shkodë,r që është kreu i PSD Tom Doshi i cili mori dy deputetë në këtë qark në zgjedhjet parlamentare.
Blediana Nika, anëtare e PS dhe ish-drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër e cila u shkarkua pak kohë më parë ka qenë tejet aktive duke debatuar me Gjiknurin dhe Klosin. \
Këta të fundit u shprehën se nuk do ketë më emërime pa kontribut në PS, por Nika i tha në replikë se drejtorët PS i ka marrë nga rruga dhe se mbi 50% e punësimeve në Shkodër i ka aleatit duke nënkuptuar PSD-në e Tom Doshit.
Po ashtu Gjiknuri i kërkoi kryetarëve të bashkive të PS që pas dhjetorit të bëhen gati për zgjedhjet vendore, por Gjon Gjonaj, kryebashkiaku i Pukës dhe Fran Tuci kryebashkiaku i Fushë Arrësit u shprehën se nuk kanë se si të përgatisin terrenin për zgjedhjet vendore kur punësimet i merr aleati duke nënkuptuar sërish Doshin dhe PSD.
Po ashtu edhe deputeti i PS, Paulin Sterkaj ishte thuajse në të njëjtën linjë duke i thënë Gjinkurit se je djalë simpatik dhe të kam mbështetur gjithmonë por punësimet i ka më shumë aleati. Në debatet e zhvilluara Blendi Klosi i doli në mbrojtje Tom Doshit duke thënë se partia e tij PSD ka marrë dy deputetë dhe se ajo forcë politike është në mbështetje të
PS ndaj votat e aelatit duhet të ruhen gjë e cila hasi në kundërshtinë e fortë të Blediana Nikës por edhe dy kryebashkiakëve dhe deputetit Sterkaj i cili tha se nuk pyetet për punësime apo emërime drejtorësh.
Debatet dhe diskutimet e plota në mbledhjen e zhvilluar:
Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Nuk ka më drejtorë pa kontribut që do emërohen. Blediana Nika (anëtare e PS): Pa kontribut janë.
Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Më lër ta mbaroj të lutem.
Blediana Nika: Jo nuk të lë të mbarosh se këtu kanë ardhur njerëz nga dritarja dhe duan të na nxjerrin ne që kemi kontribut nga dera. Aleati i PS në Shkodër ka marrë punësime e drejtorë e gjithçka.
Blendi Klosi (sekretar organizativ i PS): Aleatin është e vërtetë që e kemi. Partia aleate ka marrë votat përkatëse, ka dy deputetë dhe ato vota duhet që t’i ruajmë edhe aleatit duke qenë se është me ne.
Blediana Nika (anëtare e PS): Ata nuk janë votat e tij por janë votat tona të PS. I keni dhënë vende pune, drejtorë e të tjera dhe tani merr edhe dy deputetë. Mbi 50% të punësimeve i ka aleati. Unë jam në Velipojë njësi fituese ndryshe nga shumë tjerë që kanë humbur dhe më kanë hequr nga puna si drejtoreshë e ZVA Shkodër. Ju doni të na hidhni hi syve.
Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Kryeministri Rama do të dijë që këto vota të PS Shkodër që janë mbledh, kush i ka mbledh, kush ka kontribuar. Nuk ka më punësime pa kontribut në PS. Edona është pa eksperiencë por ka mësuar këto 6 muaj shumë dhe patjetër që do ketë ndihmën tonë se kjo punë nuk bëhet vetëm por nëse jemi të mbledhur bashkë të gjithë, të bashkuar.
Paulin Sterkaj (deputet i PS): Ja keni dhënë vendet e punës Aleatit.
Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Kryetarët e bashkive duhet që të bëjnë gati terrenin se do futeni në zgjedhje lokale.
Gjon Gjonaj (kryetar i bashkisë Pukë): 5 vende punë në Pukë që janë me ato një mijë vota që ka Aleati merr 3 prej tyre, nga dy që mbesin një e punësoj unë dhe një ju. Kështu nuk bën.
Blendi Klosi (sekretar organizativ i PS): Më 26 prill pas zgjedhjeve Parlamentare ka nisur një kapitull i ri. Në 2009 në Shkodër kemi fituar 9 komuna ne dhe 9 PD, pra ka qenë një rezultat i mirë. Duhet që të fitojmë bashkitë në zgjedhjet vendore që vijnë, kjo është kërkesë edhe e Kryeministrit.
Gjon Gjonaj (kryetar i bashkisë Pukë): Ne nuk kemi terren për të punuar për zgjedhjet vendore kështu si thoni ju sepse vendet e punës ia jepni Aleatit dhe ai merr vende pune më tepër se unë që jam kryetar bashkie.
Fran Tuci (kryetar i bashkisë Fushë Arrës): Në Fushë Arrëz mua më kanë sabotuar deputetët e PS të Shkodrës. Janë munduar deputetët e PS që Fushë Arrësi të dalë keq në zgjedhjet e 25 prillit. Si ti marrim votat ne në zgjedhjet vendore që do jenë me këtë situatë.
Ma kanë bërë këtë punë duke më sabotuar për të thënë qytetarët në Fushë Arrës që Frani nuk merr vota më dhe nuk del më kryetar bashkie. Fushë Arrëzi nuk ka drejtorë por ka ndonjë inspektor apo ndonjë shef, edhe këto inspektora e shefa i punëson Puka, mua nuk më mbetet asgjë dhe tani kërkoni që të bëhemi gati për zgjedhjet e ardhshme.
Paulin Sterkaj (deputet i PS): Ti e di Damian që jam mbeshtetes i joti dhe kam qenë edhe më përpara se je djalë simpatik. Para zgjedhjeve na pyet kryeministri Rama ne dhe para zgjedhjeve na do shumë fort dhe na pyet por pa zgjedhjeve merret me ju. Duhet të dini se PS ka djem e vajza shumë të mirë dhe me integritet të lartë që nuk po i vjen radha kurrë se nuk po i lini dhe se vendet e punës i merr Aleati.
Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Do rishikohen gjithë drejtorët dhe nga sot e mbrapa ata që do emërohen do jenë se s’bën me kontribut në PS.
Blediana Nika (anëtare e PS): Gjithë drejtorët në Shkodër i keni marrë të gjjthë prej rruge, nuk kanë punë me PS.
Paulin Sterkaj (deputet i PS): Vendosën drejtorat dhe nuk më pyet kush mua si deputet, po një jashtë fare që është socialist kush e pyet.
Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Unë i dua në letër të shkruar drejtorët se kush është i joni, pra i PS dhe kush janë të aleatit. Anëtarët e partisë dhe kryetarët e organizatave do jenë në sistemin e digjitalizimit të partisë që po bëjmë.
Ky proces duhet që të mbarojë deri në dhjetor po ashtu deri në dhjetor duhet të mbarojnë edhe vendosja e kryetarëve të PS në njësi dhe bashkinë Shkodër. Pas dhjetorit duhet të bëhemi gati për zgjedhjet lokale.
Edona Bilali (deputete e PS, drejtuese politike e PS qarku Shkodër): Ai kryetar organizate i PS që humb në zgjedhje në zonën e tij nuk të jetë më, duhet të vendoset dikush tjetër nga brenda organizatës.
Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Mos u mundoni për shifrat se ato i ka kryeministri Rama në zyrë. Kush ka një pozicion pune do rishikohen votat dhe kontributi i tij, nuk ka më emërime pa kontribut.
j.l./ dita

Te gjithe mesojne nga LSI. Anetaresim,Integrim,PUNESIM.
Vetem LSI punesonte ne shtet.Te tjeret merreshin me lloqe.
Ku e ke punesimin tani moj Monika LSI?
Pse nuk i puneson antaret ne guroret e Tomorrit?
Ha mut nashi,,edhe qente edhe macet t`i hoqen nga puna.
PS e shkodres e vetmja i ndihet zeri
gjynaf se kreret e medhenj te PiSave si gjinkuri mos flasim fare per ramutin s’kane lidhje me PS ne baze. Japin premtime me tonelata psh do rregullojme do shikojme por brrylin japin, duan vetem punen ne baze punen e votave veresie. Duan tju perdorin kredibilitetin qe vazhdoni te keni ne baze, mandej ju flakin limon i shtrydhr
Sugjerim per PS e shkodres – shkeputu nga ramuti esht i djathte, dallohet nga veprat apo doni prova ende…Mos mashtroni elektoriatin e majte me figuren tuaj qe i bashkangjitet ballistit e antishqiptarit kryetar i PiSit
Degjoni dhe mbaheni mend mire ju socjaliste te Shkodres. Atje ku shkel Gjiknuri socjalistet fillojne te hane njeri-tjetrin.Eshte roboti me i sofistikuar qe e perdor Rama per te marr ate qe do .
Jo vetm ne Shkoder por ne gjithe vendin socjalistet duhet te bashkohen per tu thene ndal pazareve qe jane bere e behen ndaj figurave prestigjoze te Ps .Teorite e Rames per tu shtrire doren Opozites dhe vajosur aleatet eshte ne kundershtim me filozofine e te majtave.Ckuptim kane programet partiake kur ti u shtrin doren forcave qe dje dhe sot te akuzojne si trashegimtare te komunizmit .Kjo nuk eshte gje tjeter vecse te kerkosh te pajtosh ata qe mendojne ndryshe.Thelbi i demokracise pikerishte ketu qendron. Jemi nje per interesat kombetare por mendojme ndryshe per rruget e zhvillimit e te forcimit te demokracise.Nese ai qe vjen ne pushtet ndan vlerat me ata qe punojne mbrapsh per demokracine politikat merrin kuptim tjeter.I sherben nje grupi te caktuar qe menexhojne politikat e vendi per perfitime personale. Kur kuptohet nga vete baza e cfardo force, fillon lufta brenda per brenda sic ishte me pare ne Vlore e tani ne Shkoder .Ne keto pozita desh e futen dhe Elbasanin. Rama e pa qe po e kuptonin te tjeret tradhetine dhe menjehere u terhoq nga Elbasani.
Kjo me Shkodren do ti kushtoje shume shtrenjte. Shodranet socjaliste e intelektual nuk pajtohen me te tilla manovra .Po nuk korigjuan gabimet Psja ne Shkoder doti kthej krahet.
Shenja te tilla tregojne degjenerimin e udheheqjes se Ps.Me kete sjellje politike shume shpejte socjalistet dote futen ne rrugene e percarjes e te disfatave elektorale .Forca e shtetit dote dobesohet .Kriminelet e hajdutet dote largohen pa u ndeshkuar .Sic ju la pendet Llalla dhe gruaja e tij ju tregon gjishtin e mezit .Po a ka turp me te madh per nje vend kur e perdhosin te inkriminuarit e laviret e rruges .
Sido qe ta ndihmoje Rama kete Pd te sotcme ajo ,me Lulin ,kurr ska per te ardhur ne pushtet. Demet doti pesoje populli .Largimi i Rames e Bashes dote jete menyra me e mire per nje prespektive shpresdhense ne te ardhmen .
Ndryshimet jane te domozdoshme dhe ne sduhet te presim cfare na thote e kembengul Amerika .Levizjet e reja brenda per brenda e shpejtojne procesin e pastrimit te demokracise ne Shqiperi .
Pra “lufta e klasave” ne kapitalizem qenka shume me e eger..! Ne kohen e para viteve 90, ndiqeshin sabotatoret, kriminelet, imoralet, hajdutet etj etj me vese..!Tani ndiqen partiaket, fiton nje force politike siguroni vende pune..! Kjo nuk eshte demokraci, por anarshi e plote. Shteti, pra qeveria, eshte e detyrruar te punesoje popullin, te zgjidhe ceshtjet sociale..! Me vjen keq, por nuk kemi te bejme me qeverisje..! TURP..!
Eshte normale kudo ne bote.Por duhet te kene te qarte ,qe kushdo qe eshte ne pushte duhet t;i pergjigjet pergjegjesive ndaj popullit.Vdiq ajo kohe ,ha muco,pi muco.Ka ligje qe shkon ne burg.Prandaj keta te thekurit per pushte te mendohen mire sepse kane SPAK dhe FBI-ne pas bythe.Jane organizma te reja qe politikanet,gjyqsoret,administrata shqiptare dhe populli i thjeshte ,per ata jane ne hije ,por realisht ajo qe duam ne.
Gjithe deputetet jane ne borxhe me qytetaret❗️
Nese ata do mbanin fjalen e dhene para zgjedhjeve per zgjidhjen e problemeve te tyre atehere do ishte borxh i lare❗️
Deputetet nuk kujtohen me per votuesit, marrin votat, sigurojne pagen e favoret e te qenit deputet,pra, pas zgjedhjeve diten e bejne nate per problemet e popullit.
Nuk e dine se do u behet haram gjithcka qe kane fituar me mashtrim.
Ne takimin me zgjedhesit, dy dite para votimeve Orgeta Myzeqari me premtoi se pas zgjedhjeve do merrej me problemet qe kam me KADASTREN e cila per 5 aplikime gjate vitit 2020(06.07.2020 deri ne dhjetor 2020) nuk me ka kthyer pergjigje per aplikimet qe i kam paguar ne Banke.
Mbaruan zgjedhjet, Orgeten e takoj ne hyrje te Muzeut ku behej numerimi votave me 27 prill 2021.
Ia kujtova premtimin e bere…
Me mori emrin.
Edhe keshilltarja saj nje kacurrelse bjonde me syze.
Nuk mora pergjigje deri ne 10 maj dite kur ia nis me zarf ankesen time dhe aplikimet ne ministri❗️
Me 25 maj i nis nje DVD…
Interesohem disa here gjate majit e qershorit , protokollistja dhe te informacioni me thane se zarfat qendrojne mbi tavolinen tek Kabineti ministres.
Ne fund te qershorit protokollistja me thote se zarfat me 24 qershor i jane dhene per ndjekje drejtoreshes
Merita Xhafaj.
Kerkoj te takohem me te, punonjesi i infornacionit Cimi me thote te prisja pergjigjen me shkrim.
Shkoj disa here gjate korrikut, e njejta pergjigje ndersa ne javen e fundit te korrikut me thane se Merita Xhafaj eshte me leje.
Pyes kur ka nisur lejen e kur vjen.
Punonjesi informacionit, Cimi, me jep nje numer fiks dhe me thote t’i telefonoj atje ne fund te korrikut ( 2021).
Telefonoj dhe del telesekretaria VETEM NE GJUHEN ANGLEZE…
Me thoshte te lija mesazh…
Mendoni tani dike qe nuk e kupton gjuhen❗️
Sigurisht nuk lashe mesazh se dihet qe nuk i degjon kush, te pakten ta vinin telesekretarine eche ne gjuhen shqipe mbasi jetojme ne Shqiperi e jo ne Angli o ministre❗️
Te henen e pare te gushtit shkoj perseri ne Ministri.
Pyes per Cimin me thane se ka shkuar me leje.
I spjegoj edhe njehere nepuneses te informacioni hallin dhe ajo, me nje qetesi te admirueshme me thote te le numrin e celularit se Merita do me telefononte vete.
Lashe numrin dhe e falenderova per miresjelljen.
Quhej DONA.
Prita nje jave, asnje telefonate❗️
Te henen e dyte te gushtit shkoj perseri te pyes te informacioni ministrise se shendetesise.
Dona me thote se Merita vazhdon me leje dhe nuk dihet kur kthehet.
Pyes kur ka filluar lejen mbasi qe ne fillim te korrikut me thane se ka filluar lejen,por me kot.
Asnje pergjigje deti me sot,24 shtator 2021❗️
Shkoj ne fund te muajit gusht, gjej Cimin.
Ky me thote se Meriten nuk e kishte pare por une duhet te lija numrin e celularit se do me telefononte ai.
Mqs nuk telefonoi, perseri telefonoj une te numri fiks ku ne gjuhen angleze telesekretaria thoshte te lija mesazh…
Mesazh nuk lashe…
Ta lija ne gjuhen angleze apo shqipe❓
Oh mjere ky popull se mashtrimi eshte bere kaq normal saqe te mashtrojne me dinakeri, duke qeshur
pa u skuqur fare….
A E DINI SE DITEN E VOTIMIT KAM PATUR DY TELEFONATA QE NE 07.30 PER TE SHKUAR URGJENT TE VOTOJA❓❓❓
Pas votimeve dy telefonat jane mbyllur…
“ BAC, MISIONI U KRY❗️”
Haram, haram, haram u qofshin votat tona gjithe mashtruesave❗️
KY ESHTE BANDITIZEM QE E GJETSHIN NGA I MADHI ZOT, JARABIIII❗️
PO GJEMON E
PO VALON …!
Po na vjen….
Po na vjen !
Baza zien …
baza zien
Shoket tane Zoterinj
Kjo vale do na
i rremben
Nuk ka me
qofte te daja
Do u duket lule
Vlora e Kavaja
Deti Kos
korrupsion Havaja
Shpirtin ne maje hunde
fukaraja!
S’ngjisin me
fjalet e medhaja
As premtimet bosh
nga Maja
Prova e zjarrit
po gjemon
Po shpertheu
Kush e ndalon!?
Po gjemon
E po valon
Mjere ai qe
se degjon
Qorr i keq
kush se shikon
S’shuhet vullkani
me karton…
As me bomba
neutron…
Po valon
E po gjemon!
Se Sovrani
me s’duron !
Pranga humbet
Gjithcka fiton!
Zoti në qiell
fort e bekon
Uje te bekuar
I hedh mbi Fron!
Demokracine vet
e pagezon
Jo me fjale
por me aksion
Ai fitohet e me
jete mbrohet
S’ka liri as barazi
as vellazeri as
Demokraci
Demosi eshte
rrenja e zemra e ti!
Eshte garanti
i pushtetit te tij!
Qe i jep Jete e
Begati!
E TRETA E VERTETA OSE KEMBEPERPJETA SHOKU ZOTI
– Po cfare socislistash jeni ju ore “ specialista” e dru me pre
– Mesoni ABC-në e demokracise dhe jo
Autokracise !
– Ligj, Drejtesi e Dituri qe te behet Shqiperi
Nuk u besoj as tani pasi e lexova tri here debatin e Sekretarit te Pergjithshem te PS-se deputetit dhe ish- ministrit te Turizmit Damian Gjiknuri me lidere e kryetare Bashkie dhe drejtues te PS-se në Qarkun e Shkodres.
Qe eshte “Buf Kenete” e dija prej te pakten 6 vjetesh jo nga gazetat por nga cdo rast kur e kam ndjekur drejtepersedrejti ne mediat vizite.
Nje nivel per te ardhur me shume se keq pa piken e lyres intelektuale, qytetare, per te mos shkuar me tutje.
Debati i sotem natyrisht jo i plote me derdhi edhe piken e fundit te durimit kinez.
Nuk po u besoja as syve as shkronjave se si nje ish- minister, nje deputet, Lideri Nr. 2 I PS nuk shkon as ne nivelin e nje nxenesi te rendomte te vitit te dyte te shkolles se mesme “ Asim Vokshi” te Bajram Currit ketu e 48 vjet me pare.
Ne vend te degjonte e te mbante shenime per shqetesimet, hallet, mendimet, propozimet e bazes, e pushtetit themelor te popullit, cka e bente edhe Lenka Cuko apo Pali Miska, Manush Myftiu apo Simon Stefani,
Rita Marko apo Hekuran Isai…. deri edhe vete Faraoni, ai nderhynte vend e pa vend, nderpriste dhe u kundervihej fakteve te gjalla, shqetesimeve serioze e te verteta te atyre qe jetojne e njohin me mire se kushdo pulsin, mendimet, hallet e popullit.
Ai sollen e reagonte sikur te ishte Mbreti i Zotave Zeusi vete qe shihte e njihte gjithcka qe ndodhte ne Qytetet Shtet te Athines e Spartes e mbare Greqine e Lashte…!?
E pabesueshme! E paimagjinueshms… e krejt e papranueshme per nje kryeplak katundi e jo me per nje lider politik kryesor e aq me teper per nje deputet te popullit ne organin me te larte te pushtetit legjislativ te Shqiperise.
Ai jo vetem nuk e njeh ABC-ne e pushtetit te popullit- demokracise por as A-ne e politikes.
Ai jo vetem nuk degjonte aspak asnjerin perfshi edhe kolegun e tij në Kuvend dhe njohesin me te mire te shpirtit dhe qyteterimit shkodran me krejt qarkun e saj Paulin Sterkaj.
Me e keqja si “Shoku Zylo” i Driteroit Te pavdekshem u diktonte pjesmarresve se cka e si duhet te benin pa e ditur aspak se cfare thoshte.
Po te mos e kisha pare e degjuar edhe me pare do ta justifikoja se mos ishte i pire ose sonámbul.
Pasi ish- Drejtoresha e ZVA-se se Shkodres Blediana Nika krybashkiaket e Pukes Gjon Gjonaj dhe i Fushe Arrezit Fran Tuci ankohen per pazaret e felliqta te PS se Rames me PSD e Doshit megjithese ne zonat e tyre kishte fituar e para, dhe pasi Paulin Sterkaj demaskoiv hapur e burrerisht me prova konkrete allisverishet korruptive Rama- Doshi … shihni cka thote krahu i djathte i Rames ne krye te PS-se Damuan Gjiknuri::
– Mos u mundoni për shifrat se ato i ka kryeministri Rama në zyrë. Kush ka një pozicion pune do rishikohen votat dhe kontributi i tij, nuk ka më emërime pa kontribut.
Pazare Roskoveci me hallet e jeten e popullit, te Shqiperise si shtet e shqiptareve si komb.
Bythelepirje e mirefillte e neveritshme deri pertej gerdise!
Cka Sterkaj e rrenoi me nje fjali dhe me ate humorin e shkelqyer shkodran:
“ ….Para zgjedhjeve na pyet kryeministri Rama ne dhe para zgjedhjeve na do shumë fort dhe na pyet por pas zgjedhjeve merret me ju…”
Pra nuk ka rendesi asgje tjeter pervec vota me cdo kusht e me cdo cmim pa marre parasysh aspak meritokracine profesionale, figuren morale, ndershmerine dhe aftesite drejtuese te personit, konkrurencen sipas profesionit duke i gjetur punen militanteve partiake dhe jo profesionisteve me te mire te lemise perkatese, cka ka cuar stan nación, korrupsion, lufte berrylash, intriga, poshtersi e cdo te zeze fytyre kesaj Toke flori e perle natyrore.
A kjo eshte demokracia, sundimi i popullit me Popullin e per Popullin !,
Jo kjo eshte autokraci e mirefillte ne cdo lemi te jetes politike, ekonomike, shendetesore, arsimore, kulturore ku Autokrati vendos per gjithcka dhe jo vetem nuk pyet por as konsultohet me asnje forum dhe hallke qeverisese, ben edhe shiun edhe diellin tamam si faraonet dikur e diktatoret dje, sot neser e gjithmone.
Kjo eshte krejt e kunderta dhe armiku me i madh i popullit si objekti dhe subjekti kryesor i demokracise pushtetit te Në Populli Me Popullin Per Popullin !
Ishte kjo semundje e rende qe e coi kryeatokratin Sali Berisha dhe PDSH-ne ne krizen e sotme dhe qe e rrenoi mbi 15 here shtetin shqiptar dhe demokracine në gjirin e në cdo hallke te saj ne 12 vjet sundimi 24 karat autokratik!
Eshte e njejta semundje qe po e con edhe PSSH- ne e Edi Ramen ne te njejten rruge nese ai nuk reformon dhe ndryshon rrenjesisht stilin e tij te udheheqjes politike dhe te qeverisjes se tij në cdo hallke te tyre dhe nuk heq dore nga qeverioligarkia apo oligarkoqeverisja e tij dhe pazaret e felliqta dhe okulte me Bashat, Doshat… dreqin e te birin duke vepruar kunder!vullnetit dhe votes se popullit.
Pesimi i Berishes dhe PDSH-se duhet ti behet mesim dhe udherrefyes per mandatin e tij te trete.
Jo vetem Daj Sami, por edhe Babai i Pushtetit te tij Populli po vezhgojne, por jane lodhur e zhgenjyer nga autokracia qe eshte armiku me i madh i Demokracise !
E treta e verteta, thote filozofia popullore, por….
Babai im kur u zgjodh nje lider rrethi per here te trete i shtoi edhe nje te vertete tragjike plot 3 vjet para se te ndodhte me te vertete
E TRETA E VERTETA … OSE KEMBEPERPJETA!
MOZOMAKEQ PER ATE QE NUK NDJEN PULSIN E AQ ME TEPER SHPERDORON BESIMIN DHE SHPRESEN E POPULLIT TE VET.
PAS SHKRIM :
TE TJERAT I PERMBAN POEZIA ZEMERTHYER E MESIPERME NË KETE GAZETE DINJITOZE, ME PAANSHMJA DHE TRIBUNE E ANTIKIRRUPSIONIT NË SHQIPERINE E 15 VJETEVE TE FUNDIT.
SI GJITHNJE NE KETO 30 VJET BEJ OPOZITEN KUR AJO POLITIKE ESHTE E DOBET OSE NE SHKERMOQJE NGA VETVETJA. DHE AUTOKRATET E RRADHES. E KAM FILLUAR PARA “ DEMOKRACIA FITON CDO DITE “ TE 19-21 QERSHORIT 1992 BOTUAR TEK GAZETA “ ZERI I POPULLIT “ QE ATO TRE DITE IA KALOI EDHE RD-SE PAS LINCIMIT TE TIMONIERIT QE E NXORI NË KRYE PO U EKZEKUTUA POLITIKISHT NGA AUTOKRATI I RRADHES QE SOT ESHTE BERE OER MOZOKEQ !
ATY FILLOI EDHE FUNDI E GREMISJA E TIJ POLITIKE QE E PATA PARALAJMERUAR DERISA AZEM HAJDARI “IK E MOS E FIK VETEN AS FAMILJEN TENDE…” NE MAJIN E VITIT 1994. TRI JAVE MBRAPA MORA RRUGEN E “NENES BOTERORE TE DEMOKRACISE”- SHBA.
IA KTHEVA BORXHIN AZEMIT NE QERSHORIN E VITIT 1998 PO NUK ME DEGJOI… U KTHYE DHE SHKOI PER TE MOS U PARE ME PER SE GJALLI…
DRITE I PASTE SHPIRTI!
PO GJEMON E
PO VALON …!
Po na vjen….
Po na vjen !
Baza zien …
baza zien
Shoket tane Zoterinj
Kjo vale do na
i rremben
Nuk ka me
qofte te daja
Do u duket lule
Vlora e Kavaja
Deti Kos
korrupsion Havaja
Shpirtin ne maje hunde
fukaraja!
S’ngjisin me
fjalet e medhaja
As premtimet bosh
nga Maja
Prova e zjarrit
po gjemon
Po shpertheu
Kush e ndalon!?
Po gjemon
E po valon
Mjere ai qe
se degjon
Qorr i keq
kush se shikon
S’shuhet vullkani
me karton…
As me bomba
neutron…
Po valon
E po gjemon!
Se Sovrani
me s’duron !
Pranga humbet
Gjithcka fiton!
Zoti në qiell
fort e bekon
Uje te bekuar
i hedh mbi Fron!
Demokracine vet
e pagezon
Jo me fjale
por me aksion
Ai fitohet e me
jete mbrohet
S’ka liri as barazi
as vellazeri as
Demokraci
Demosi eshte
rrenja e zemra e ti!
Eshte garanti
i pushtetit te tij!
Qe i jep Jete e
Begati!
Atij vete …
Nenes Shqiperi !
Bravo ps e Shkodres , na duhesh per vota thone lakejte e Rames , por vendet e punes do ti shikoni me dylbi , hajde suksese ne jete dhe SHTRENGONI RRIPIN THANAS ( ka qene nje filim i vjeter Grek me kete titull , qe tani duhet ta shohin anetaret e PS Shkoder se ju rrit durimin )