Strukturat e Partisë Socialiste në Shkodër janë mbledhur sot për të bërë analizën e zgjedhjeve të 21 qershorit si dhe për të zgjedhur kryetarin e ri.
Pas kësaj mbledhjeje, deputeti i këtij qarku, Paulin Stërkaj tha se humbja në Shkodër ishte qesharake. Ai shpjegoi se mbledhja është bërë për partinë dhe jo për punësim, duke kërkuar që të përfitojnë kontribuuesit dhe jo servilat. Deputeti socialist gjithashtu hodhi kritika ndaj administratës.
“Kjo nuk është mbledhje për punësim, por për partinë. Jemi në situatë të keqe, reforma po bëhen kudo. PS ka fituar në bashkia të tjera, humbën në Shkodër në mënyrë qesharake. Le të përfitojnë kontribuuesit jo servilët. Ju e dini të gjithë si është bërë administrata. Në mëngjes ishin me Ketin, në darkë me Namikun. Në 3 të natës ishin me Tomën, në mëngjes me Gonin. Këto që them i kam të gjitha me filmime”, tha Stërkaj.

Te lumt zoti Paulin Sterkaj! Ke guxim dhe i thua gjerat ashtu siç jane.Ka ne organe drejtuese njerez koruptiv te pd-ke qe nuk dine gje tjeter veç te vjedhin dhe te punojne kundra mazhorances dhe qeverise.