Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Debate në PE, Ralf Gjoni replikon me Elmar Brook
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Debate në PE, Ralf Gjoni replikon me Elmar Brook
AktualitetLajme FlashLajmi i funditPolitike

Debate në PE, Ralf Gjoni replikon me Elmar Brook

Bledar Lumani
Published March 25, 2015
Share
SHARE

Parlamenti Europian vëren përkeqësim të klimës politike në vendet e Ballkanit, çka shoqërohet nga ndërhyrjet në punët e gjyqësorit dhe të medias, duke cenuar lirinë e shprehjes. Eurodeputetët u treguan më të drejtpërdrejtë në ditën e dytë të seminarit të organizuar nga Parlamenti Europian, posaçërisht për dialogun politik dhe funksionimin e demokracisë në vendet e zgjerimit, ku morën fjalën dhe përfaqësuesit e delegacionit shqiptar.

Eduard Kukan, ndjekës-raportues për Shqipërinë, tha se “kultura politike për vendet kandidate dhe ato potenciale për në BE, nuk është bojkoti i punës parlamentare”. “Kultura politike nuk është antagonizmi i kundërshtarit. Kultura politike nuk është akuza e pabazë. Kultura politike nuk është përgjimi i gjithëpërhapur ndaj qytetarëve. Kultura politike nuk është ndërhyrja ndaj institucioneve të pavarura. Kultura politike nuk është kultivimi i mjedisit autocensurues për gazetarët dhe shoqërinë civile”, theksoi ai, raporton TCH.

Ralf Gjoni, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, shtroi një pyetje për panelin, dhe në veçanti për zotin Brok: Çfarë ndodh kur krijohen të gjitha hapësirat për opozitën që të marrë pjesë e të jetë konstruktive, dhe nëse motivi i vetëm absolut për bojkot, e këtu nuk i referohem vetëm Shqipërisë, bëhet për qëllime të ngushta politike? Sipas Gjonit, “mesazhet nga Brukseli janë shumë të rëndësishme dhe ajo që dua të them me këtë është se ato duhet të jenë koherente, dhe jo të përqafojnë detyrimisht agjendat e ndryshme politike të këtyre vendeve”.

Gert Bogdani, deputet i Partisë Demokratike, iu përgjigj këshilltarit Gjoni: “Dëgjova kolegun tim nga LSI-ja që fliste për grupe miqësore dhe organe të tjera të domosdoshme që kryesohen nga opozita, çfarë është si t’u shesësh akull eskimezëve. Në demokraci flasim për komisione hetimore si i vetmi mjet i opozitës për të kontrolluar qeverinë meqë flasim për lirinë e shprehjes. Ai foli dhe për një perceptim të klimës negative në vend, si e nxitur nga opozita. Ndërkohë që skandali i fundit në Shqipëri, siç jeni në dijeni, nuk vjen nga opozita, por vetë mazhoranca, ku deputeti akuzon drejtuesin e Kuvendit dhe Kryeministrin e tij. Pra, është diçka mes tyre”.

Elmar Brok, kreu i Komitetit të Jashtëm i PE-së, theksoi: “Jam shumë i interesuar të di se si do të shkojnë gjërat për këtë hetim në Shqipëri mbi akuzat apo çështjen ligjore, e në Shqipëri është edhe ky shembulli që qeveria fajëson opozitën për çfarë nuk arrin. Demokracitë në zhvillim nuk duhet të kenë nevojë për Brukselin. Nuk do të ndihesha rehat po të ndërhyja mes qeverisë dhe opozitës dhe nuk ka pse të ketë vend për ndërmjetësim nga ana jonë”.

Ndërsa Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE, nënvizoi: “Jam i sigurt se kolegët e PPE-së nuk po veprojnë mirë, si në Parlamentin Europian, ashtu dhe në Bundestag, por nuk më takon mua t’u tregoj se çfarë duhet të bëjnë ata. Qeveria dhe opozita duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për të zgjidhur problemet me krimin apo median, nëse duan vërtet, por kjo më së pari duhet të ndodhë në Parlament. Në të kundërt, është njësoj si të paguash një shitëse që nuk paraqitet fare në dyqan”.

Megjithëse pjesa dërrmuese e draft-rezolutës së PE-së mbi Shqipërinë flet për dialog politik dhe kompromis mes palëve, në këtë takim nuk u paraqit asnjë deputet nga shumica qeverisëse. Kuvendi u përfaqësua vetëm me deputetin demokrat Bogdani, si dhe 3 këshilltarët e grupeve kryesore politike.

Bledar Lumani March 25, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
9 Comments
  • 007 says:
    March 25, 2015 at 11:31 am

    hahaha fshatari dhe injoranti Ralf Gjoni mban fjalim ne PE, sa turp per Shqiperine te perfaqesohet nga nje injorant si gjoni.

    Reply
    • altini says:
      March 25, 2015 at 11:54 am

      Me injorance eshte te degjosh ty ketu ne keto komente bajate dhe te degjosh ata te PD qe bejne si kurva te virgjera…

      Reply
  • cakalli says:
    March 25, 2015 at 1:29 pm

    I cafte ujku,te gjithe kokelopet e LSI-se !

    Reply
  • Stef Staku says:
    March 25, 2015 at 1:33 pm

    ANALIZE : Nje udhetim ne boten e talljeve.

    Reply
  • Ca va says:
    March 25, 2015 at 1:46 pm

    Qe thoni ju or miq, ja keput nje dite per qejf te vet ky Ralfi ne Paris me pushime kur mbante detyren e keshilltarit te Metes kur meta ishte minister i jashtem. Vjen e vjen verdalle dhe i teket te takoje ministrin e Jashtem francez Bernard Kouchner. Shkon tek ministria e jashtme dhe i thote: Jam finalni, kam ardhur nga ministria e jashtme e shqiperise dua te takohem me Kouchnerin.
    Ne alarm francezet, kushedi ca mesazhi te fshehte do kete ministria e jashtme e shqiperise per ne qe e paskan sjelle kete pa lajmeruar. Megjithate, e mbajne ne nje holl aty dhe vjen nje nga funksionaret, he i thote Ralf me thuaj.
    Ralfi: Hic, isha ketej dhe thash te takoj Koucherin? Ca va kouchner?
    Hap syte sa nje dac francezi

    Hahaha ja keta na perfaqesojne neper bote

    Reply
  • SHQUP i nevojtorshem(nevojshem) says:
    March 25, 2015 at 2:01 pm

    Gertushka i Bogdanajve mos eshte ai lepurushka i PDH-se qe xhelos floket perpendicular me ate objektin bosh(nese mund ta quajme koke???!!!).Lol……………

    Reply
    • Aua ;) says:
      March 25, 2015 at 6:24 pm

      Hahaha … piçkerisht, ay eshte, dora vete.
      Njehere e nje kohe, ky Bogdanoviçi i PeDe-së thoshte qe Shqiperin e ben vetem Edi Rama.

      🙂 Do ti qe paskerkesh pasnjur te drejte ki viçi inë? 😉

      Reply
  • toni says:
    March 25, 2015 at 5:38 pm

    Dy Shqiptare te dhier qe nxjerrin problemet qe kane mes palesh ne pazar,pastaj ne themi pse tallin bythen bota me ne,kshu eshte kur gomeret tane i japin material botes.

    Reply
  • demo says:
    March 25, 2015 at 7:21 pm

    Ne parlamentin europian pozita dhe opozita shqiptare jane konsideruar si Bobxhinski dhe Dobxhinski,Keshtu vepronte edhe kapterr marku kur ziheshin jevgjit.I shtronte ne dajak sa u thyheshin brinjet dhe binte lagja qetesi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?