FOTO LAJM: Meta, pranë Berishës, qetëson situatën në sallë pas replikave

anazapta

Kjo foto eshte shkrepur pas replikave te sotme ne Kuvend. Ne foto shihet Kryetari i Kuvendit, qe ka zbritur nga podiumi i drejtuesit te Kuvendit  dhe eshte ulur prane ish-Kryeministrit Sali Berisha, duket për të qetësuar situatën e krijuar në sallën plenare dhe vijimin normal të punimeve në Kuvendit

Seanca e sotme e Parlamentit ka nisur me debate mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Kuvendit, Meta. Opozita nuk ka pranuar që seanca të fillojë me rendin e ditës, ndërsa depyuteti Berisha ka kërkuar fjalën i pari. Berisha dhe Meta shkëmbyen replika lidhur me armët kimike.

Berisha: Prej 1 muaji një fantazmë po troket në dyert e shqiptarëve. Rama ka mashtruar partnerët dhe komunitetin ndërkombëtar. Ai premtoi në nju jork me passion dhe entuziazëm se shqipëria mund të marrë përsipër këtë akt që e refuzon Rusia, që  ka një nga sipërfaqet më të mëdha tokësore të planetit. E refuzi SHBA, Gjermania, Britania, Norvegjia. I mbeti Shqipërisë që ngjan si kokërr kikiriku në hartë krahasuar me këto shtete. Ne nuk kemi asnjë kusht të çmontimit të armëve kimike. Shqipëria ka shkatërruar 16 tonë, por Rusia dhe vendet e tjera shkatërrojnë me qindra. Ana më e tmerrshem është se kryeministri duhej të ishte këtu. U tha shqiptarëve se nuk ka vendim, ndërsa dje Paul Woker tha se Shqipëria i ka pranuar ato.

Meta: Si mund të ketë vendim pa dëgjuar edhe zërin tuaj në parlament. E keni më të lehtë të besoni burime të paidentifikuara

Berisha: Është bërë mashtrim makbethian me shqiptarët. Kjo nuk është kërkesë e NATO-s, është e qverisë shqiptare. Ne kemi shprehur qëndrimin tonë, por unë kërkoj këtu urgjent kryeministrin, të japë llogari pse ka mashtruar shqiptarët. Që t’ia fshehë popullit të tij, këtë e bën vetëm një njeri jonormal. Duke mbështetur plotësisht qëndrimin e PD, kërkoj këtu që kryeministri të anulojë vizitën në Beograd. Nuk janë qenie eksperimentale, por janë qytetarë me dinjitet, miq të SHBA dhe NATO. (u drejtohet deputetëve të majtë) Ju të gjithë do ta votoni atë, se ju keni vetëm interesa personale, por ne do bëjmë detyrën tonë. Ne nuk pranojmë asnjë mbushje nga këto armë në Shqipëri. Harrojeni këtë, zgjidheni përndryshe sheshet dhe rrugët do të jenë Parlamenti i Shqipërisë.

(Mesila Doda kërkon fjalën)

Meta: Unë jua dhashë përgjigjen edhe në emër të kryeministrit. Nuk keni asnjë arsye për t’u sjellë në këtë mënyrë. Ju po bëni teatër. Përjashtime bëjmë vetëm për një dpeutet që sot shkëlqeu edhe si ambientalist. Por përpara se të flisni për armët e Sirisë, çarmatosuni vetë. Të jeni të qetë, gjithçka do të bëhet në mënyrë transparente.

Doda: Kam pesë ditë në protestë, sot jamë zëri i tyre në këtë sallë. I kam kërkuar interpelancë kryeministrit. Ftoj të gjithë të vijnë të flasin në emër të fëmijëve të tyre. I ftoj të gjitha zonjat të flasin. Askush nuk meriton të rrezikohet.

Meta: Të jeni të sigurtë se asnjë deputet nuk do të kapet për zhelesh, por këtu nuk mund të bëni teatër.

 

Share This Article
30 Comments
  • Po ky dreq kryeministri pse i hyn valleve qe nuk i heq dot. E ne kete menyre i jep rastin e arte ne dore keti horri, Berishes, per te bere prape kryengritje te armatosur ne Shqiperi e per te shkaterruar edhe ate pak gje qe nuk e shkaterroi ne keto 23 vjet.

    Nuk e kupoj fare llogjiken e Rames !!!! Te jete kaq naiv !!!

    Tung,
    Blendi

  • Kaq,nje muaj,ka fantazma qe troket ne deren e brekedhjerit te historise.Ne ethet e llogarive te medha qe do te jape,rreket te shfrytezoje protesten e njerezve (se mbase shpeton si kaosin e simuluar prej tij me 1997-en) per fatet e ardhme te tyre e femijve qe po rrisin.
    E ka te kote,pas 23 vjetve,njerzit e kane kuptuar fuqine e tyre dhe demokracine qe duhet ta bejne vete funksionale.
    Cirru e nduku plak dhjeraman; shqiptaret kane axhende tjeter.

  • Ka folur dhe mesila dhe ka thëne se sjell ne parlament dhe zerin e protestuesve. Mesila! Fol ne emrin tend dhe mos guxo te flasesh ne emrin tone. Nuk kemi rene aq poshte sa t’ju caktojme përfaqêsuesen tone. Ne kemi vajtur si qytetare protestues dhe s’kemi asgje te perbashket me ju dhe me banden pedeiste. Hajt sikter!

  • Matufi berishe e ka te kote qe llomotit, sepse per shqiptaret eshte karte e djegur,prandaj do te ishte mire dhe komode te qendroje ne vetmine e tij, per shkak se neveria e njerezve ndaj tij eshte e tejskajshme dhe te haroje qe mund te sensibilizoje dike.
    Nderkohe Rama duhet te keshillohet jastezakonisht mire nga brenda dhe me jashte, para se te vendose per armet kimike, sepse eshte moment shume delikat qe sensibilizon per mire ose per keq dhe njeriun me naiv.

  • Demontimi, thone specialistet e fushes,(Jo injoranca),do te behet. Shqipetaret,majtas-djathtas… Do gedhihen,si kokrra e molles,Sofra,(E mbetur bakerr),do te mbushet… Shoqata ambjentaliste e Saliut,(Me falni),e “Shqiperise”, do t’a mbylle sqepin me m…O Popull! Berisha dhe hienat e tije verdall… sote e 24.vjete, jane shume me te hidhur se keto helme,(E kan treguar dhe pe e tregojne qe vrasin dhe helmojne gjitheandej…), .Andaj, se bashku me keto te Sirise ,duhet medoemos te demontohen,si nje e nje qe bejne dy!…Demontimin i salihisteve ,fundja le te behet edhe falas….

  • nese cuni i madh i anetes ka premtur me kok te vet – ne mer te 3 milion shqiptareve – pa i pyetur fare dhe pa u konsultuar me specialistet. Si ka mundesi qe vende me territor te madh dhe e te NATO-s refuzojne kesaj duhet ti jape pergjigje cunes i anetes ?

    Mos e kane gjetur per budalla!!!

    Nese ka premtuar athere Z. Rama bej valixhen gati dhe ik pirdhu nga zyra e Qeverise.

    • Shtetar,asnjehere komentet e tua nuk kane qene ne nivelin e kerkuar.Ti ,siç duket ke pak njohuri nga jeta dhe politika, si i tille shkruan mbroçkulla.
      Niveli yt kultoror mungon.Ti nuk di as te shkruash me drejtshkrim.
      Ç’lidhje ka Zonja e nderuar Aneta, te cilen e njoh personalisht si nje intelektuale dhe nene e mire me punet shteterore te te birit te saj?
      Inhjoranca jote harrin deri aty qe te perdoresh edhe nje fjalor prej injoranti per kedo por sidomos per nje shtetar kryesor.Sa keq e ke kuptuar demokracine.
      Faji nuk eshte i joti ,por eshte i moderatoreve qe pranojne ksi komentesh.

    • O shtetar i sali kriminelit e te kan hequr nga puna .e ju hijenat e saliut jeni ne pritje qe te merni pushtetin doni te perfitoni nga rasti.po te ishte saliu ne pushtet asnjerit sdo ja mbante bytha te fliste apo te protestonte se ai ju egzekutonte te gjithve munt tek sheshi se ja kishte mar edhe doren. Por u ngjallet ku ishit 23 vjet qe sala shkatroj cdo gje .

  • Asnje shqiptar I ndershem nuk ka kerkon nga nje plak I ndyre Sali Krimineli as mend e as zgjidhje,ti mbetesh nje kriminel ordiner dhe njeriu me negative e ketij vendi,cirru nga mengjesi gjer ne darke nuk te beson me kush,koha jote ka perenduar dhe ti duhet te vihesh pas hekurave per te gjitha.

  • Edi Rama e ka shum te veshtire sepse po perballet me hipokritin me te neveritshem qe ka nxjerre politika shqipetare, por shpresoj se populli do ta kuptoje nje dite dhe te jape vleresimin e merituar.

  • November 14, 2013
    NAIVITETI YNE NUK DUHET TE SHERBEJE PER TE KTHYER FASLLICET E DJESHEM
    Si more politikan vizionare mendoni te terhiqeni nga bisedimet me partneret e NATOs e Ameriken . Deshironi te dilni nga NATO por nuk guxoni ta thoni. Te bisedosh e te kundershtosh me argumenta nese ato ekzistojne eshte normale ,por te kerkosh qe te mos bisedohesh eshte tipik mentalitet i se shkuares. Kthimi i Shqiperise kosh plehrash e menaxhimi i tyre nga mafia e europes ne bashkepunim me ate shqiptare ishte e pranueshme por permbushja e detyrimeve si antar i NATOs e menaxhimi i komponenteve kimike te asenalit sirjan nga specialistet me te mire qe ka bota i irriton shqiptaret. Nese tentativa e pare serioze e politikes shqiptare per tu shkeputur nga vasaliteti i fqinjeve ballkanik do te deshtoje , shqiptaret duhet ta dine se edhe 50 vjet te tjera ashtu sic jane sot do rrine. Nese realisht sot e ndiejne qe jane mire dhe nuk kane nevoje per progres e reforma atehere mire bejne qe protestojne.
    Te nderuar bashkombas duhet te kuptoni dhe besoj e keni kuptuar se protestat kunder demontimit te komponenteve kimik qe akoma nuk eshte vendosur qe te shkaterrohen ne Shqiperi eshte qartesisht proteste kunder NATOs e partneritetit Amerike-Shqiperi e reformave te domosdoshme qe Qeveria Rama ka filluar qe ti realizoje. Arrihet deri atje sa te kerkohet edhe nderprerja e bisedimeve me Amerikanet si ne kohen e Enver Hoxhes.
    Qe Shqiperia eshte vendi me i varfer e i prapambetur i Europes besoj kete nuk e ve kush ne dyshim por qe ka potencialet per te qene nje nder vendet me te begta te botes besoj se tashme e dime. Po perse atehere jemi ne kete gjendje? Padyshim qe filozofia e pansllavizmit rus eshte kujdesur per shqiptaret qe te jene te ndare ne pese shtete e nen sundimin ushtarak e politik te sllaveve te jugut gje qe ka beret e mundur qe klanet prosllave te hoxhisteve e faslliceve te bejne kerdine mbi shqiptaret.
    Pozita e shqiptareve ne hapsirat ballkanike kurre nuk kane qene me te mira se sot me dy shtete shqiptare e rritje te djeshme te te drejtave ne krejt hapsiren ballkanike dhe kjo eshte bere e mundur nga perpjekjet sublime te patrioteve shqiptare te mbeshtetur fuqishem nga Amerika qe ne kohen e Willsonit e deri ne ditet tona.
    Protestat e ketyre diteve ngjajne si dy pika ujit me levizjen Haxhi Qamilit “duam baben” pra duam fasllicet.
    Qeveria shqiptare ne bashkepunim e mirekuptim te plote me partneret e NATOS e Ameriken mundet qe te vendosin qe te mos i bjeri ne Shqiperi keto arme por duhet ti thote hapur dhe me forse ndal kesaje levizje pansllaviste ruse qe kerkon ta ktheje Shqiperine pas. Perse demostruesit pacifiste e ekologjist nuk thone asnje fjale per demontimin e prellave radioaktive serbe nga klani “Berisha” edhe atehere kure e kishte humbur legjitimitetin qeverises apo kunder tregtise se armve me firmat serbo- malazeze .
    Shqiptaret kane hequr shume nen perandorine e te keqes se pansllavizmit rus ku gjenocidi ka bere kerdine ne Kosove , Malsi, Shkup, Nish e Cameri dhe duhet te nxjerrin mesime nga historia. Cdo levizje kunder aleances se shqipetarve me NATOn e Ameriken jane levizje te pastra antishqipare e Qeveria Shqiptare duhet ta thote me force zerin e saje. Eshte hera e pare pergjat 70 vjeteve te fundit qe politika e jashtme e Shtetit Shqiptar perpunohet ne Washington e besoj shqiptaret e kane konstatuar kete ne kerkesat per te drejtat e Camve, te Shqiptareve te Maqedonise e jugun e Serbise .
    Bashkombas nuk duhet te lejoni qe xhambazet e se djeshmes tj’u manipulojne ne dem te interesave tuaja kombetare pasi jemi te bindur se shumica derrmuese e shqiptarve e do aleancen me NATOn e partnerotetin me Ameriken e reformat e nisura te Qeverise Rama si garancine e vetme per te perballuar sfidat e se ardhmes.
    Vijne apo nuk vijne armet sirjane ne Shqiperi eshte ceshtje qe do vendoset ne bisedimet e Qeverise Rama ne kuader te partneritetit te forte Amerikano -Shqiptar por kjo vale antishqiptare e pansllavizmit rus ne bashkepunim me fasllicet e ballkanit duhet te ndalet nese realisht e duam Shqiperine ne perendim.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

    • zoteri i nderuar mikun ne e kemi tradite ta presim dhe ta respektojme deri ne momentin qe edhe miku sillet si mik,dhe ti po je vertet shqiptar duhet ta dish mire kete.por ne kete moment miku po kerkon dicka qe nuk mund tja plotesojme duke e mare nga cdo drejtim qe ti deshiron.me pak fjale ketu nuk kemi kushte dhe teritor per ta bere ate pune.prandaj ri aty ne new york ku je dhe mos u mer me kete pune

  • BRAVO O POPULL I MREKULLUESHEM QE KA KY TRUALL . PAS 23 VJETEVE E KA SHUME TE KJART SE KUSH ESHTE DELJA DHE KUSH ESHTE UJKU . KETIJ LUGATI NUK I BESON ME KUSH . TANI SHQIPTARET MERREN SHUME MIRE VESH ME QEVERINE E TYRE , ASKUSH NUK MUND TI POLITIZOJE SITUATAT . LUGATIN E PRET DREJTESIA PAS PORTES.

  • Meta mund te investonte me mire veten ne politike dhe do mbetej ne histori.Por e hengri tahmaja e se shoqes dhe e ka zahmet ta shtyje jeten pa lavdi ne politike.Ka pislleqe qe fshihen me nje facolete dhe s’i kujton me kush,ka pislleqe qe nuk i fshin dot as me miliarda.Kjo e dyta e ka gjetur Meten.

  • Me kete foto e veprim, Ilir Meta po deshmon se eshte historikisht nje ushtra i bindur i saliut, kjo me kot e kane akuzuar Liken si ish spiun i SHIK te gazidedes, qe informonte gjothcka ndodhte tek PS. RURP, ky sharlatan duhet demaskuar e braktisur qofte edhe sikur PS te qendroj 1 milion vjet ne opozite, mbasi Likja eshte nje kjelysh i Saliut dhe i sherben vetem atij. Por mos te mendoj se do behet kryeminister, mbasi do ti haj “torten” Rames, madje ate “torte” qe Rama ben kur e heq barku

  • Armet kimike vdekjeprurese populli jone ka mbi 20 vjet qe i ka ne shqiperi,keto arme quhen Sali Berisha e compani.Mendoni me mijra njerez qe jane vrare ne keto vite.Populli me te drejte proteston per ardhjen e armeve kimike nga Siria,por ne asnje menyre nuk duhet te pranoje qe kryekrimineli Sali Berisha dhe bashkepuntoret e tij ne krim te futen mes popullit per kete problem.Atij po ti jepet mundesia ben nje gerdec dhe 21 Janar ne shqiperi eshte me i rezikshem dhe vdekjeprures se armet kimike.

  • Populli e priti sic i takonte sot Sali Kriminelin.Por duhet ta kemi te qarte se organizatori i ketyre protestave me qellim anti Amerikan eshte spiuni Serbeve, Sali dhe Lul Berisha.Kjo vjen pasi e ka te qarte perfundimin e tij per krime dhe korupsion.Populli duhet ta shofi me qetesi momentin qe ndollet tani dhe mos te besoje ata qe bene krime dhe zgerdhiheshin kur vrisnin njerzit e pafajshem. Perfundimi i Sali Berishes dhe company eshte ne burge.

  • Meta tepër sentimental me këtë plehrë Vicidoli që duhej të ishte i prangosur për krimet e kryera ! Natyrisht që PD duhet të carmatoset vet më parë,dhe vetem këtu Meta reagon me inttuitë atdhetar.Kjo sepse, tani,pas vdekjes politike që i dha Sovrani Berishës,PD, po përpiqet me mbeturinat e helmatisura të krimit e korrupsionit të ringrihet dhe poshtërojë Sovranin që edhe pse përkohsisht nuk ka organizimimin elektoral, di mirë si duhet cuar në Gijotinën e ligjit ky monster i vrasjes së shqiptareve dhe shkaterrimit të mijra vendeve të punës! Ky komunist stalinist i papergjegjshëm dhe tërësisht mesjetar,kërkon të përfitojë edhe pse dihet mirë që ka vetëm propozim për të cilin kanë folur jo vetëm kryeministri Rama, por dhe specialistë të mirinformuar të SHBA!
    Sigurisht, Sovrani nuk është dakord me demontimin e helmeve krimike të Asadit, dhe po diskuton e ndërgjegjëson me durim,arsye dhe protesta të ligjshme qeverinë e tij të ligjshme duke besuar se miqtë e mëdhenjë amerikanë do të kuptojnë se ky propozim i tyre, ka arsye objektive që nuk pranohet! Dallditë e kriminelit Sali Berisha që do ndertonte gjer dhe bërthamorët në Fier,Durres a Shkodër, si dhe na harxhoi energji të kota protestash mbi plehrat që me meritë qeveria aktuale i eleminojë, janë hipokrizi e tij e cmendur për rikthim në pushtet gjer dhe grusht shteti! Por kjo kurrë nuk do të realizohet sëpari sepse nuk ka ende vendim dhe së dyti ende Sovrani nuk e ka thënë perfundimisht fjalën e tij,sipas Kushtetutës! Vdekja politike e kësaj fundrine shqiptare të pandëshkuar, në të vërtet presupozon gabimin taktik të Rilindjes dhe personalisht të dy NJESHAVE partiakë,Edi Rama dhe Ilir Meta që perfaqesojnë në parlament Rilindjen! Nuk ka asnjë difekt tjetër të rëndë, pervec mosmbajtjes së premtimeve që Sovrani dhe BE kërkon ndëshkim, per krimet dhe korrupsionin ish qeverisës! Gijotinën ligjore do ta aplikojë pa mëshirë vetëm Sovrani dhe kjo ditë po afron! Bufonada e Berishës në parlament mund të gëzojë disa banditë,por jo Sovranin që di mirë dhe pret fjalën nga qeveria dhe kryeministri aktual për të gjykuar përse miqve amerikanë u themi Jo! Faleminderit,na ndihmoni në mënyrë dinjitoze!

  • E shikoni sa i rendesishem eshte Saliu !? Edhe nje deputet i thjeshte,”pas doreheqjes” ,prap titullaret i marin mendim. Po Paloken pse nuk e pyesin?,apoeshte kryetar grupi formal,si Lulzim Basha kryetar ne leter.? Hajde bre SALI,HAJDE SA I RENDESISHEM QE JE ? ” MJER NE PER TY !”

  • Meta e ka shume mire .Qe tu presesh koken pulave nuk duhet ti trembesh qysh ne fillim .Duhen lene dhe ca kohe qe te lehtesohen nga hijet e krimit qe i ndjekin cdo dite nga pas .Ti shihni si do u bjen pendet kur te plotesohen dosjet e skandaleve te bera .
    Dikush cfaqe dyshim se Rama eshte i pa zoti ti beje keto pune .Sigurishte ai po peshon mire se kandari i Drejtesise ka qene ne duarte e Salushit .Ato koq… qe ka kandari do tja heqi populli dhe do vendos te tijat nese nuk ve Rama te tijat .

  • Ujku mjergull do dhe mundohet si mi halesh, të shfrytëzojë ndjeshmërinë qytetare ndaj sigurisë mjedisore. Por këtë herë gabohesh rëndë sali berisha, sepse qytetarët të përzunë dhe nga protesta e tyre jo politike. Akoma nuk e ke kuptuar se ditët e tua perënduan njëherë e përgjithmonë, sado ndihma që të kesh nga sllavo-serbët rusë etj. antishqiptarë?!
    Nuk e kuptoj se si ia lejoni vehtes një papjekuri të tillë, në një kohë kur nuk kanë kaluar as katër muaj që humbët zgjedhjet, pikërisht edhe për arsyet e ngjashme me këto të protestave të sotme, por me një ndryshim të madh, sepse bëmat tuaja ishin reale sepse morën jetë njerëzish të pafajshëm, ndërsa “bëma” e qeverisë së sotme është thjesht bisedë pa arritur akoma në realitet! Dhe natyrisht populli i shqetësuar për katandinë e Shqipërisë, për të cilën ju keni “meritat tuaja” nuk ka se si të pranojë ndotjen e mjedisit, pasi e keni bërë ju këtë ndotje më parë e më mirë se kushdo tjetër! Prandaj dhe ne qytetarët nuk pranojmë as një të mijtën e miligramit helm kimik në këtë tokë, sepse ju i keni tejkaluar të gjitha helmimet e tokës dhe të njeriut…Prandaj ju nuk keni asnjë të drejtë të flisni në emër të qytetarëve shqiptarë, sepse hipokrizia juaj në këtë rast, i tejkalon të gjithë kufijtë e së pranueshmes!
    Mjaft më me këto shfaqje sharlatanësh e sharlatanesh, sepse përveç neverisë dhe urrejtjes asgjë tjetër nuk po ngjallni para nesh si qytetarë të këtij vendi. Drejtësia bën mirë të nxitojë me Ndëshkimet e këtyre figurave mashtruese, hajdute dhe vrasëse, që kanë guxim e flasin akoma në emër të popullit! Të popullit që e vranë pa iu dridhur dora në Gërdec, në 21 janar, të popullit që e mashtruan dhe e grabitën me piramidat, që e armatosën me armë për tu vrarë me njeri-tjetrin si në luftë civile vetëm e vetëm që të kishin dorë të lirë të vulosnin sundimin e tyre oriental. Dhe sot ish-at hajdutë, vrasës, mashtrues duan të bashkohen në protesta me qytetarët, duke menduar se kështu i lajnë hesapet me popullin dhe pastrohen nga mëkatet?! Shumë hipokrizi, shumë papjekuri, shumë paturpësi! Sepse bëmat tuaja, as nuk lahen as nuk fshihen as nuk harrohen! Ju të gjithë të përfolurit dhe të përlyerit me gjakun e njerëzve të pafajshëm, me mashtrime, me përvetsime, me abuzime, me korrupsion, me doemos do uleni në bankën e të akuzuarve.
    Drejtësi mos vono! Ka ardhur dita që politikanët shqiptarë të kuptojnë se ky popull që sot u ngrit në mbrojtje të mjedisit, nuk do e ketë të vështirë të dëbojë këdo që guxon ta mashtrojë e nëpërkëmbë! Politikanët duhet të mendohen mirë para se të vendosin të merren me politikë! Sepse populli e tha fjalën e parë më 23 qershor. Një tjetër është dhe kjo protestë jo politike. Por do ketë të tjera akoma më të mëdha, nëse ish-at e djeshëm nuk Ndëshkohen si abuzues dhe përvetësues të pasurisë së popullit.
    Teatri i politikanëve, që luajnë rolin gjoja të të pafajshmëve, do marrë fund sepse protesta qytetare buron si një e drejtë civile e çdo qytetari të ndërgjegjshëm për të drejtat e tij. Politikanët sidomos ata që u mundën në 23 qershor, duhet të mbledhin mendjen dhe ta dinë mirë, se u a kanë sjellë qytetarëve ATY ku nuk mban më!
    Prandaj bëni mirë të mos luani më me nervat e shqiptarëve!

  • Doli fjala e Bamir Topit qe tha se kjo eshte e gjitha nje loje per te poshteruar Berishen.
    S`ka folur akoma, por do flase gjithsesi. 😛

  • Te jesh politikan dhe per me teper Kryetar Kuvendi, nuk do te thote te jesh neutral apo paqesor. Do te thote te tregosh per here te pare vlera, nese ke, duke qene aktiv pro vendit tend, per te cilin ti kontribove ne degradim.

  • Nuk kemi se çfar te themi.
    Drejtesia dhe qeverija duhet te dergoje pas hekurave Sali kreminelin se po e demton me shume shqiperine tani kur nuk ka pushtet se sa kur ishte ne pushtet.
    Kete qe ka bere Sali Berisha kesaj radhe nuk ka te lare me kombin shqiptar,por ne do durojme dhe shikojme deri kur me me kete njeri .UDB dhe KGB e bene punen e vete ne dem te shqiperise perseri dhe saliu po ferkon duarte. Ne se e lene keshtu ne sdhqiperi pritet lufta civile pa nje pa dy dhe le te flasin si te duane.Medjet qe kane nje pergjegjesi te madhe per kete katraure duhet te pergjigjen per diziformime ne dem te kombit shqiptar.
    Edi Rama sote me te vertete meriton nje falnderim nga zemra e gjithe atyre qe i besuane qeverine dhe kjo per ate do jete nje mesim per te nxjerre edhe konkluzionet per te ardhmen e ketij vendi duke marre masa per te mos rene preh e Sali kreminelit i cili ka marre uren e zjerrit dhe eshte gati te hedhe shqiperine ne ere perseri.
    Qeveria te nxjerre detyra per kete qe ndodhi dhe te mbaje pergjegjesi para popullit per ato qe thote dhe ato qe ben.
    Nuk e shohim me vend he per he qendrimin e Blushit dhe Barajt por koha eshte ajo qe verteton gjithçka.

  • SI NUK E KUPTONI QE RAMA E KA NGRITUR VETE POPULLIN NE PROTESTA PER TI THENE SHBA JOOOO ..E SHIKONI NUK DO POPULLI SE UNE ISHA GATI,FJALA E POPULLIT E SHTE ME E MADHJA SE E IMJA..MOS HARRONI SE DHE RAMA JETON NE ATE AMBJENT ME FAMILJEN E TIJ

  • E PO NUK IU MBYLLE NJEHERE HA…..JA PLAKUT DONGZBORU. MORE PLAKU SALI TI JE NE ARKIVE TANI DHE NUK DUHET TE DALESH ME QE ANDEJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *