Është shoqëruar nga debatet mbledhja e Këshillit të Mandatit, ku do vendoset për imunitetin e Saimir Tahirit. Deputeti Enkelejd Alibeaj ka kritikuar kolegët e tij në mbledhje, duke iu kërkuar të bëjnë pyetje që lidhen me çështjen.
Ka qenë drejtuesi i mbledhjes, Gramoz Ruçi që e ka ndërprerë, duke i thënë se debatet i vijojnë pastaj dhe se duhet t’i lënë radhën mbledhjes.
Alibeaj: Duhet të kemi parasysh disa limite kur bëjmë pyetje. Pyetjet e kolegut i drejtohen Prokurorisë, duke futur në themel të çështjes sa dosje ka. Kjo është çështje që diskutohet në gjykatë, këtu shqyrtohet vetëm një gjë, a ka një kërkesë drejtuar Kuvendit? A ka nisur një procedim penal nga Prokuroria. Zotërinjtë që janë atje a janë prokurorë apo jo? Çështja fsheh dhe diçka tjetër, nëse keni marrë përsipër të bëheni avokatë të Tahirit, ai ja ku i ka avokatët. Ne duhet të jemi seriozë me rregulloren dhe Kushtetutën. Ndryshimin kushtetues që kemi bërë për të hapur mundësitë e mëdha është momenti ta konkretizojmë sot.
Ruçi: Duhet të flasim brenda problemit. Ne nuk mund të mësojmë njëri-tjetrin nëse është pyetje kjo apo ajo.
Alibeaj: Mos bëni avokatin e Tahirit.
Ruçi: Të lutemi, debatin do ta bëjmë pastaj.

Ky Alibeaj ka rekorde kriminale.Ai ka dale i fundit nga zyra e sekretarit te Komunitetit Mysliman,qe eshte gjetur i vrare ne zyre.Per kete eshte marre nga SHIKU ,po ka arritur ti beje dredha me ndihmen e Sali Kriminelit
Ne vendet normal, imuniteti eshte vetem per veprimet ne kuader te funksionit edhe vendimet ne kete kuader, kur jo pse ky ka shitur ne menyre jo bash ligjore nje veture, apo pse ky ka shetit jashte . Bile cka bane ministri jashte horarit te punes nuk duhet te mbulohet hiç nga imuniteti edhe kur shetitin jashte pa nje arsye shtetnor, as pashaporten diplomatik nuk duhet ta tregojne…
Po jane mesuar me tregtuar me veturat e ambasadave…