Debatet/ Braçe: Të gjithë ata që abuzojnë me naftën, në burg. S’ka më tolerim

Bledar Lumani

Mbledhja e komisionit të Ekonomisë është shoqëruar me debate ditën e sotme, pas nismës së mazhorancës për të vënë nën kontroll tregun e karburanteve.

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka thënë se aksioni është duke ecur pozotivisht.

Por, me të ka replikuar deputeti democrat, Sherefedin Shehu, sipas të cilit, “nuk zgjidhet gjithçka me burg”.

Shehut i është përgjigjur Braçe, i cili tha se nuk ka më tolerime.

“Po po, të gjithë në burg do të përfundojnë ata që abuzojnë.

Nuk do të tolerojmë asnjë abuzim, do t’i fusim në burg të gjithë”, ka thënë kreu i Komisionit të Ekonomisë.

Share This Article
13 Comments
    • me ne fund problemi me karburantet do marre fund. kjo eshte nje plag shume per shoqerine shqipatre qe me ne fund po nis te zgjidhet.

    • Ndaj abuzuesve me cilesine e karburanti duhet ” lufte ” e pakompromis. Abuzimi me i madh ndodh ne pikat e shitjes me shumice e pakice. Karburanti me cilesine jo te duhur shkakton demtim te automjetit per ato qe e disponojne dhe gjithashtu ndot ambientin gje qe reflekton ne shendetin e cdo shqiptari.

  • Brace a e ke pyetur Liken njehere se ai i ka hesapet ne vete e nuk te pyet shume ty.

  • Shoku braQe te lumte .
    Mbas 25 viteve rrjesht kur Na i shkerdhyen
    Jo vetem M,akinat nga Nafta e bezina si shurree ,
    Por edhe Mushkrite nga ndotja ,

    Une u ngazelleva dhe po ShurroSem nga kenaqesiaa
    si Rilindas se me kujtohet Ajo shprehja ::

    Bjer edhe njehere pa do ta Shohesh .

    RRofte partia
    me ne Krie shokun tone PALLOSH
    Rilindas Eduard Rama .

    Te na rroje Edvini ,
    Te na RRojne Taksimi i Edvinit ,

  • O RE, duhet druri i qeverisjes te para 90-tes qe ta marin vesh ASherefedinet dhe matrapazet kur eshte fjala per mashtrimin e popullit,per vjedhjen e ti,jper ata qe jo vetem qeverisin KEQ por dhe qe pasurohen ne kuriz te popullit.

  • Zoti Brace , te lutem, mund ta sqarosh togfjaleshin ” ska me tolerime ” se jam shume kureshtar . I bie qe deri me sot i paskeni toleruar ju dhe tani qe ju u ngopet doni qe ata qe ju kane ngopur juve te nderpresin aktin kriminal te abuzimit me karburantet . Ndergjegjesohuni o krimba te kombit se po te kishte drejtesi ne shqiperi vetem per kete shprehje do ti kishe celsat e qelise ne fund te detit , ti , ministri dhe kushdo qe e thote kete togfjalesh !!!

  • Kur nje qytetar ben lidhje te paligjshme direkt e ne linje,pa sahat,ti e fut ne burg dhe mire ben,kur nuk paguan energjine ti i pret dritat,po pse kete biznesmenin qe shet nafte mazuti,ti nuk e fut ne burg dhe kur e kap,pse nuk i heq licencen,qe te mos merret me me shitje karburanti?

  • O shpati , ate” togfjalshin” kupetoje : Harro mushke Valarene , se Ali Pashen e prene.
    P.S. Me Ali Pasha nenkupto Salushin !

  • Mos fol broçkulla o Erion!
    Se e bete kete kercenimin me burg si loja e kalamajve “Ta tregoj une qefin kur te kalosh tek rruga ime!”
    Fut ne burg njehere ata qe kane dosjet me volume dhe jo me faqe dhe pastaj hajde dhe kercenoi te gjithe.
    Po ky burgu, qe thua zotrote eshte detyre dhe e drejte e drejtesise dhe gjykatave te saj, keshtu thote Edi Rama kur kerkon te laj duart si Pon Pilati me Saliun dhe banden e tij.
    Apo me peshqit e vegjel dhe sardelet merreni kollaj , se peshkaqeneve u vini anash.
    U bete gazi i botes me keto kercenime bajate.
    Rregulloni koken njehere se peshku qelbet nga koka.
    Ata qe abuzojne dhe spekullojne kane gjetur shesh dhe bejne pershesh.
    Kur ti nuk je ne gjendje te mberthesh me shpatulla pas murit ata ish qeveritar, ish deputet, qeverita aktual, deputet dhe politikan te gjitha kraheve qe abuzojne me fondet publike dhe shkelin te paret ligjet qe kane miratuar vete, ç’me kapardisesh me kertcenime foshnjarake dhe inatçore, qe me e shumta mund te shkojne deri ne gjykaten e shkalles se pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *