Debati: Çfarë feje islame i takon Gjermanisë?

DITA Online

 

Ministri i ri i Brendshëm po e nxit debatin për fenë islame – në një mënyrë fatalisht të gabuar. Ende pa kaluar një javë nga ardhja në krye të ministrisë, ai nisi një debat të rëndësishëm.

Nga Ines Pohl – DW

Debati filloi shumë shpejt. Në intervistën e tij të parë si ministër i ri për i Brendshëm, Horst Seehofer bëri të qartë se në ç’mënyrë do të udhëheqë debatin për atdheun dhe integrimin – përmes polarizimeve dhe përkufizimeve. Me fjalinë e tij “feja islame nuk është pjesë e Gjermanisë”, ai ndezi një debat fatal, i cili Gjermanisë i sjell përçarje të reja. Dhe këtë në një kohë kur janë shtuar sulmet ndaj xhamive dhe godinave të fesë islame.

Kjo nuk është e rrezikshme vetëm për bashkëjetesën në Gjermani, por edhe për bashkëjetesën në Bashkimin Evropian, sepse ai nuk do të mund të mbijetojë në frymën e përçarjeve dhe përkufizimeve.

Kërkesa e Seehoferit për nxjerrjen nga fuqia për një kohë të pacaktuar të Marrëveshjes Shengen, mund të sjellë pasiguri të tjera.

Një shans i humbur

Por toni i Seehoferit nuk është vetëm i rrezikshëm. Këtë dëshmon jo vetëm debati i  nxehtë që ky njeri nga Bavaria – sërish – shkakton. Përderisa njëra anë i hedhë poshtë kërkesat e tij, të tjerët duartrokasin fuqishëm: “Më në fund dikush e thotë atë që mendojmë ne.”

Një njeri i matur me siguri që nuk do të nxiste këtë konflikt me fjali të këtilla. Pikërisht për faktin se është i ri në këtë post dhe ka shansin që të afrohet me pasigurinë dhe ndjenjën e kërcënimit tek shumë gjermanë. Katër milionë myslimanë jetojnë në Gjermani. Ky është fakt. Dhe kush beson se besimi i tyre nuk na takon edhe neve, ndihmon në fund të fundit forcat ekstremiste.

Çfarë feje islame i takon Gjermanisë?

Pse Seehoferi nuk pyet thjeshtë: çfarë feje islame i takon Gjermanisë? Dhe në këtë mënyrë do të obligonte edhe shoqatat islame në Gjermani që të angazhohen për bashkëjetesë paqësore. Pse nuk përpiqet që të bashkëpunojë me myslimanët, të cilët e respektojnë Kushtetutën tonë? Me ata, të cilët angazhohen për barazi gjinore dhe angazhohen kundër diskriminimit të homoseksualëve?

Kjo është fryma, në të cilën qeveria e re duhet të përballet me sfidat e integrimit. Një mundësi konstruktive për të mënjanuar frikën që përhapë partia populiste e djathtë AfD në Parlament.

Nuk është ndonjë rastësi që Gjermanisë i janë dashur gati gjysmë viti negociata për të krijuar qeverinë e re. Kjo është një pasqyrë e asaj me të cilën po përballet Gjermania në kërkim të identitetit si vend i migrantëve. Fokusimi permanent tek feja islame është vetëm edhe një dëshmi tjetër për paaftësi.

a.s/dita

Share This Article
14 Comments
  • Per diplomaci , vetem me fjale , ashtu duhet thene , qe Gjermanise i takon edhe feja islame , per shkak te prezences myslymane , por asnje gjerman , apo evropian nuk eshte dakord me kete thenie dhe urrejtja per myslymanet eshte fare e hapur .

  • 4 milion njerëz janë një pakicë që nuk mund e nuk duhet të vendosin për 78 milion njerëz të tjerë. Ka ardhur koha që vendet europiane të ndalojnë të sillen si liberale. Krishtërimi, edhe pse me periudha shumë të errëta në historinë e vet, ndihmoi në ndërtimin e vendeve europiane që jetojnë sot në mirëqënie ndërsa Islami i lë vendet e veta në mjerim e padituri (pjesën më të madhe të popullsisë). Rasti jonë e tregon më së miri. Para Islamit ishim në të njëjtin zhvillim me vendet europiane ndërsa pas 500 vjetësh nën pushtimin e tij, 98% e popullsisë ishte analfabete, e varfër, pa asnjë shkollë shqip (Mësonjëtorja 1887), fabrikë, rrugë apo ekonomi. Mjafton të shikosh lagjet e turqëve në Gjermani (të pisëta, të zhurmshme, pa rregull) e ato të gjermanëve ( të pastra, të qeta, me rregull) për të bërë ndryshimin. Ndoshta Islami moderohet me kalimin e kohës ashtu sic ndodhi me Krishtërimin por derisa sa kjo të ndodh nuk ka pse paguan europianizmi.

  • 1-Angela Merkel ka thane:
    “..Ne kërkojmë një Islam në bazë të kushtetutës dhe që i përshtatet kushtetutës…”

    2- Ministri i mbrenshem Horst Seehofer thote:
    “feja islame nuk është pjesë e Gjermanisë”

    Ne thelb Angela Merkel dhe ministri i saj i mbrendshem Horst Seehofer thone te njajten gja veçse me fjale te ndryshme.

    Pse? Sepse Merkel kerkon nji Islam simbas kushtetutes gjermane, pra edhe Merkel NUK E PRANON islamin ashtu siç asht.

    Pra Horst Seehofer = Angela Merkel.

    Horst Seehofer ka fole pa dorca
    Merkel ka fole me dorca.

  • Po ku eshte status eskluziv feja mor’ derra . Mjafton te percaktojme se nga eshte, ose c’emer ka nje njeri dhe themi vendosmerisht, se eshte fetar dhe se c’ besimi i takon . Por ikni more profaner (ne fakt njerez primitiv), se nuk deshmojne permbajte fetare njerezit, por kane kerkesa fiziologjike si; uri per t’u ushqyer, etje, vape, ftohte dhe kur jane ne zhvillim te plote fiziollogjik, duan… Seks . Boll na cat ..allatet me fe . . Vete Krishti e ka thene; se fe, eshte dashuria e njeriut per njeriun . E ka thene dhe……Froidi .

  • FALJA, …DASHURIA…dhe PAQJA, jane tri shtyllat kryesore te JEZUSIT, qe do na shoqerojne deri ne fund te kesaj bote…Islami , eshte komplet e kunderta…Prandaj, emigrantet islamike ne boten e Krishtere, duhet qe te falen per Mikpritjen, Dashurine dhe Paqen qe u dhurojne mikpritesit…!!!….

  • FALJA, …DASHURIA…dhe PAQJA, jane tri shtyllat kryesore te JEZUSIT, qe do na shoqerojne deri ne fund te kesaj bote…Islami , eshte komplet e kunderta…Prandaj, emigrantet islamike ne boten e Krishtere, duhet qe te falen per Mikpritjen, Dashurine dhe Paqen qe u dhurojne mikpritesit…!!!……

  • FALJA, …DASHURIA…dhe PAQJA, jane tri shtyllat kryesore te JEZUSIT, qe do na shoqerojne deri ne fund te kesaj bote…Islami , eshte komplet e kunderta…Prandaj, emigrantet islamike ne boten e Krishtere, duhet qe te falen per Mikpritjen, Dashurine dhe Paqen qe u dhurojne mikpritesit…!!!……..

  • Jane teorite e “Shoqerive te Hapura” qe po e cojne boten ne nje peshtjellim te madh, keto brockulla merkeliste.

    Keta dordolece te liberalizmit duan “shtete pa kufinj”, “pa monedha nacionale”, “perzjerje popujsh dhe kombesh nepermjet masave te refugjateve qe me shume gjasa eshte qe te filloje perseri ne pranvere, “shoqata LGBT-s” ku familja tradicionale te marre fund, perzierjen e besimeve fetare si baze themeli te kombeve te caktuar, pra me mire te themi nje “barazi” gjinish, kulturash, kufijsh, identitetesh, kombesh, por vetem nje gje te vetme nuk duan, keta “liberale” dhe “globaliste”, nuk duan barazi financiare ose sociale!!!
    Dhe ne nje fare menyre ja kane arritur qellimit.

    Po thuaj njehere ketyre “globalisteve” po ndani njehere ne menyre te barabarte dhe pasurite tuaja qe i keni akumuluar ne menyre te pamoralshme!

    Ne kete pike te kerrejne syte.

    Globalizimi varferoi me tej qytetaret e vendeve perendimore duke i bere te shkojne dhe te marrin nje pjate supe, ne ato qe ne Gjermani quhen “Tafel”, ku te vobektit tashme zene radhe duke u shtuar dhe duke u shtuar pambarim.

    Por po shihet qarte qe keto teori te shpifura moren nje goditje me zgjedhjen e Trump president te USA, me debimin e tyre nga qeverisjet ne disa vende si ne Itali, Austri, Britani, dhe fitimin e zgjedhjeve nga Putin ne Rusi, por edhe ne Gjermani me marrjen e detyres si minister i brendshem nga Seehofer i CSU.

    Merkel eshte tashme nje kancelare qe e mira e te mirave eshte te fshihet sa me pare nga skena politike.

    “Mutti” eshte bere si ata ish-polibyroistet e Shqiperise,qe nuk merrnin me vesh se c`behej ne popull.

    “Islami i perket Gjermanise”, thote “Mutti”.
    Eh, pike zeze!

  • Gabimi fillon ktu me pyetjen ?

    islami nuk ka qen ne asnji kohe pjes e Gjermanise
    e s’ka per te qen asnjiher .
    Ktu ka nji keqkuptim ne menyren e te menduarit
    mbi myslimanet e Gjermanise .

    Sipas meje ,ata jane thjeshte Nenshtetas Gjerman ,
    por feja e tyre , eshte thjeshte nji besim personal ,
    i atij komuniteteti ,te ardhur nga nji vend tjeter ,
    nji kulture e gjuhe tjeter ,pra joGjermane .

    Si qytetare Gjermane ,gezojne cdo te drejte
    siedhe gjermanet ,por edhe perdoren jorrallher ,
    nga Politika ,si ne kte rast ,ne ate formulim manipulues
    ne kohe zhgjedhjes , nga Mreklla ,e cila qellimishte
    e hodhi ne debate publik ,e deklaruar se ,
    islami eshte pjes e Gjermanise . Te tjerat jane fjal
    qe i mer era …

  • Gjithe diskutimet per fene e per moralin behen vetem per qellime politike, per te rrembyer votat e tufave injorante te masave qe prej dy mijevjecaresh po ushqehen nga dogmat irracionale dhe absurde fetare monoteiste (krishterim, judaizem e islam), nje mjet perfekt per trullosjen ideo-politike te mases injorante te popullsise.
    Kuss do me shume per kete rol te fese le te lexoje dicka nga vepra e filozofit gjenial gjerman Friedrich Nietzche, kryevepra njekohesisht filozofike dhe letrare te qyteterimit perendimor.

  • Gjithe diskutimet per fene e per moralin behen vetem per qellime politike, per te rrembyer votat e tufave injorante te masave qe prej dy mijevjecaresh po ushqehen nga dogmat irracionale dhe absurde fetare monoteiste (krishterim, judaizem e islam), nje mjet perfekt per trullosjen ideo-politike te mases injorante te popullsise.
    Kuss do me shume per kete rol te fese le te lexoje dicka nga vepra e filozofit gjenial gjerman Friedrich Nietzche, kryevepra njekohesisht filozofike dhe letrare te qyteterimit perendimor.
    Kush do te lexoje nje pershkrim te mrekullueshem te konceptit te sotem mbi thelbin e feve monoteisteduhet te lexoje librin e gjeneticient britanik Richard Dawkins “The God Delusion”.

  • Ne shtet e Europes Perendimore , populli i thjeshte ne siperfaqe eshte liberale ,por ne brendesi eshte ndryshe ,eshte vullkan ,natyrisht te hapen ,vetem kur te njohin shume mire e prej vitesh ,per kto tema ,me gjithe respektin qe kam per Fraun DR Merkel ,ketu gabon , ajo eshte fizikante ,ku” veprimi ka kunder veprim”, Ministri i brendeshem vetem kete pyetje ti beje Merkelit ,
    “Ketu ne Gjermani ,por edhe ne shtetet e tjera te BE ,feja eshte e lire ,ku femite neper shkolla bejne mesim feje dhe per femijte vendas katolike ,pagon shteti priftin dhe jep mesim ,po keshtu ndodh edhe me femite e myslimaneve ,paguhet Hoxha nga shteti dhe jep per femijte e myslimaneve ,fene myslimane . Por Frau DR MERKEL te pyesi nje here dipllomatet e vete Gjermane katolike qe punojne ne vendet arabe ,ku direkt ,tek shkallet e avionit ,katolikja dipllomate ,duhet te mbuloje mire me shall floket ,deri tek zyra e saj ne ambasade ,dhe femijte katolike te ketyre dipllomateve te Merkelit ,shkojne neper shkolla ,dhe si ne gjermani me femijte e myslimaneve qe kane kushte total te lira ,te pyesi nje here keta dipllomate gjermane ,dhe te kerkojne ne keto vende ,per femijte e tyre te marin mesim me prift katolik mesimin e fese se tyre . Jo qe nuk kane shanc ,per femijte e tyre te mesojne katolicizmin ,por po ta marin mundimin me te drejte ,te pyesin e ta krahesojne, si ne vendet e tyre ,per femijte e tyre ,per fene kristjane te tyre ,i fluturon koka.Pa diskutuar ,ne toka te mira ne qendrat e ketyre qyteteve perendimore ,kane ndertuar Xhamira ,po ta provoje nje here Merkeli te ndertoje nje kishe ,katolike ne Arabi ,,as nuk ka shanc por ben edhe gaf ta mari mundimin per te pyetur . .Prandaj Frau DR Merkel lind pyetja ?Per ke punoni ju ?,ke ndihmoni ju ?Jeni edhe fizikante ,”ku veprimi ka kunderveprim ” ,eshte dhe zanati i jaj .Verini ne kandar e peshoi keto dy gjera Frau Merkel.. Ne shqiptaret e perdorim :” Si do na i besh ,ashtu do ta bejme ”
    Me qe kam mbi tre dekata qe banoj ne perendim ,para bombardimeve te kullave ne Amerike ,myslymanet flisnin hapur kunder vendalive, kam degjuar me veshet e mi ,nga myslymanet ne perendim ,se pjellim femije deri sa te kene perioda grate tona ,e dime qe ka medikamente dhe perzevative ,por e kemi nga hallahu Muhamed ,te shtojme popullsine e ne kete menyre , ti mundim ,ti pushtojme kristianet ,kudo ku jane ???jane te verteta . , ,por mbas kesaj date 11 shtatorit , ruhen ,Personalisht i urrej per mos mirenjohjen e tyre ,eshte nje urrejte kunder vendalive kristjane ,ku ketu ne shqiperi ,jane nje perqindje e vogel ,ku ndihet ne Kavaje e kruje , . Perendimi krisjtan, i ka hapur deren ,femijte te myslimaneve , jane me kushte maksimale ,qe nga niveli i shkolles deri tek komoditeti dhe me minu 15 grade temperatura ,femijte brenda ne shkolla rrine me nje bluze te lehte .Marrin nga 250 euro ne muaj nga keto shtete ,per cdo femije ,dhe harojne se nga vine ,ku per here te pare shikojne televizor e top, se vijne nga anadolli e muti i semes, ku ska as edhe korent .Mirenjoja i mungon e pa haruar urrejtjen me te pa drejte ,nga kristianet qe i kane hapur dyert e i ndihmojne me te gjithe te mirat ,dhe per kete i urrej .:

  • Ka nje ndryshim te madh mes kultures myslimane e asaj te krishtere dhe kjo I ka nxjerr gjerat ne siperfaqe. Myslimanet jane te dhunshem, te pandryshushem dhe jetojne si tufa. Ne kohen e sotme kultura eshte e rendesishme dhe diferencat kulturore krijojne antagonizma. Kjo diference eshte bezdi dhe e paparanushme per gjermanet dhe kane te drejte. Gjermani duke qene I ndjeshem ndaj rrezikut te jetes te sirianve i pranon ata, po nuk ka pse te paguaj grate muslimane qe rrine ne shtepi. Gjermani nuk ka pse te ndryshoje sjelljen e vet per te perballuar sulmet seksuale apo kamikaze te muslimanve te ardhur. Ata we duhet te ndryshojne jane te ardhurit, muslimanet ata te pershtaten me kulturen gjermane, te integrohen ne ate kulture e jo te ndryshojne vendasit, gjermanet.

  • Islami eshte armiku kryesor deri ne vdekje i qyteterimit europian. Sado te perpeliten Merkel and Co. me deklarime pa vlere, nuk e ndryshojne kurre dot kete fakt. Islami nuk integrohet dot kurre ne Europe. Mund te marre shtetesi europiane, por kurre nuk behet europian. Nje shembull : Mensut Ozil, Sami Khedira, Jerome Boateg qe luajne per Gjermanine, e tregojne qarte se nuk jane gjermane. Ato kurre nuk kendojne himnin gjerman para ndeshjes si gjermanet e vertete perkrah tyre. Sepse nje shtetesi e dhene apo nje fanelle e veshur nuk mundet kurre te bejne europian ato qe nuk i lidh me Europen gjeja me kryesore, botkuptimi i qyteterimit europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *